RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Gerhitja shkurton jetegjatesine te meshkujt.

    Share

    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Gerhitja shkurton jetegjatesine te meshkujt.

    Mesazh nga lani prej Wed Sep 02, 2009 1:43 pm

    Gerhitja shkurton jetegjatesine te meshkujt

    Meshkujt të cilët gërhasin me zë gjatë fjetjes kanë jetëgjatësi më të shkurtër në krahasim me ata të cilën flenë të qetë. Shkencëtarët pranë Universitetit John Hopkinn në Baltimoore, pohojnë se meshkujt me moshë mesatare të cilët gërhasin në gjumë janë dyfish më të rrezikuar që të vdesin papritmas dhe në moshë më të re. Megjithatë, ata nuk kanë arritur të zbulojnë nëse gërhitja shkaktohet nga gjendja jo e mirë shëndetësore ose nga ndonjë problem tjetër. Studimi i realizuar te më shumë se 6 mijë pjesmarrës ka treguar se femrat të cilat gërhasin janë dukshëm më pak të rrezikuara sesa meshkujt për të vdekur në moshë të re, megjithatë autorët e studimit nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe femrat që gërhasin në gjumë mund të jenë të rrezikuara nga vdekja e hershme apo e papritur.
    Sindroma
    Zhurma që njihet si gërhitje vjen si rezultat i ndryshimit të aktivitetit të frymëmarrjes gjatë gjumit. Te disa persona kjo mund të çojë deri në bllokim gati komplet të frymëmarrjes për pak sekonda, duke shfaqur sindromën e “apnes së gjumit”. Mjekët otorino-laringolog, shpjegojnë se kur gërhitja e fortë është një sëmundje, cilët janë faktorët që e favorizojnë dhe çfarë mund të bëhet nëse shfaqet. Sindroma “apnea e gjumit” (OSAS) është forma më e shpeshtë e shqetësimeve të frymëmarrjes gjatë gjumit. Kjo sindromë konsiston në një bllokim të aktivitetit respirator (të frymëmarrjes) që mund të zgjasë dhe me tepër se 10 sekonda. Këto probleme janë shumë të shpeshta dhe u interesojnë 2-4 për qind të popullsisë së rritur, në veçanti meshkujve të moshës 40 deri 60 vjeç. Gjatë gjumit, te të gjithë njerëzit ndryshon aktiviteti i frymëmarrjes, sepse qetësohet aktiviteti i qendrave nervore që koordinojnë lëvizjet e frymëmarrjes dhe pozicionin e trupit. Përveç kësaj vihet re një qetësim i muskujve të gojës dhe fytit; të gjitha së bashku këto fenomene, sidomos kur janë të theksuar, mund të shkaktojnë fenomenin e gërhitjes dhe te disa një ostruksion (bllokim) gati kompletë të rrugëve të frymëmarrjes gjatë gjumit, me bllokim të frymëmarrjes për pak sekonda: apnea.
    Pasojat
    Bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes mund të shkaktojë mungesë apo ulje totale të fluksit të ajrit në hundë dhe në gojë, që çon në ulje të sasisë së oksigjenit në gjak. Gjithsesi episodet përfundojnë më vetëzgjim të personit, shpeshherë të shpeshta. Këto zgjime të shpeshta ndikojnë në ulje të cilësisë së gjumit, i cili nuk rezulton të jetë qetësues. Pacientët me “apnea e gjumit” shfaqin një cilësi jete jo të mirë, që karakterizohet nga çorientim që lidhet me sëmundjen dhe një vështirësi për t’u përshtatur me vetë sëmundjen. Por mbi të gjitha, pacientët me OSAS mund të shfaqin një rrezik të lartë për çrregullime kardiovaskulare (infarkt) ashtu dhe atak ishemik cerebral. “Apnea e gjumit” është gjithashtu një faktor risku për t’u prekur nga hipertensioni arterial. Fëmijët manifestojnë çrregullime te sjelljes si: hiperaktivitet, agresivitet dhe ulje të rendimentit në shkollë. Faktor favorizues për shfaqjen e “apnea e gjumit” është seksi, (meshkujt janë më të prekur), mosha e madhe, prania e obezitetit, hipetrofi adenoidotonsillare.
    Simptomat
    Dy janë simptomat kryesore të “apnea e gjumit”: përgjumja dhe gërhitja. Përgjumja shfaqet zakonisht vetëm në situata të mërzitshme (punë të përsëritura, lexime, drejtim i autoveturës në rrugë “monotone”), por ndonjëherë është aq e rëndë sa bëhet e përsëritur, duke komprometuar cilësinë e jetës, sociale, profesionale, etj. Për shkak të këtij problemi pacientët mund të shfaqin një rrezik të lartë për të pësuar aksidente automobilistike. Simptoma të tjera që mund të shfaqen janë: dhimbja e kokës, humor i keq në mëngjes, probleme me përqendrimin, shqetësime seksuale (ulje e libidos dhe shfaqje e impotencës), urinim i shpeshtë gjatë natës. Mund të shfaqen luhatje të humorit, probleme me memorien, sjellje të papërshtatshme në shumë situata. Trajtimi i “apnea e gjumit” (OSAS) mund të bëhet nëpërmjet modifikimit të stilit të jetës, trajtimi kirurgjikal. Por trajtimi kirurgjikal si për “apnea e gjumit” ashtu dhe për të gërhiturën (uvuloplastika, palatoplastika: janë operacione që synojnë në shkurtimin e muskulaturës së palatumit për të lejuar që ajri të kalojë lirshëm nga hunda në mushkëri), janë pothuajse të pasuksesshme. Përdoret dhe CPAP që është një aparaturë që siguron futjen e ajrit të pasuruar me oksigjen me presion pozitiv nëpërmjet hundës, me qëllim që mushkëritë dhe për rrjedhojë gjaku dhe truri, të marrin sasinë e duhur të oksigjenit dhe gjumi të bëhet pa ndërprerje.

    Gërhitja e fortë mund të shkaktojë goditje cerebrale
    Gërhitja e fortë mund të shkaktojë goditje cerebrale. Hulumtimet e fundit kanë treguar se ekziston lidhje e fuqishme në mes të gërhitjes së zëshme, sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru. Personat të cilët gërhasin heshturazi apo qetë, janë më pak në rrezik për të pësuar nga sëmundjet e lartpërmendura. Hulumtuesit hungarezë kanë biseduar me mbi 12 mijë pacientë dhe kanë përfunduar se personat të cilët gërhasin zëshëm janë shumë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare apo sulmit në tru për dallim nga pjesa e tjetër e popullatës. Rezultatet e këtij hulumtimi hedhin dritë të re në teoritë e deritanishme mbi lidhjen e gërhitjes së zëshme dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Në një periudhë të caktuar të jetës, të gjithë njerëzit gjatë fjetjes gërhasin në mënyrë të zëshme apo të heshtur. Më shpesh gërhasin personat me peshë të shtuar. Hulumtimet kanë dëshmuar, se rregullisht gjatë fjetjes gërhasin 40 për qind e meshkujve dhe 24 për qind e femrave. Në dallim me pjesën tjetër të popullatës, personat të cilët gërhasin zëshëm kanë 34 për qind më shumë gjasa të preken nga sulmi në zemër dhe madje 67 për qind gjasa të sulmohen nga sulmi në tru. Është interesante e dhëna, se tek njerëzit të cilët gjatë fjetjes gërhasin heshtazi nuk ka rrezik të shtuar për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Ndërsa lajm i mirë për meshkujt është se gërhitja e zëshme zvogëlohet pas moshës 70-vjeçare.

    Simptomat
    Apnea diagnostikohet gjatë monitorimit të gjumit (polysomnografisë). Gërhitjet e rënda dhe përgjumësi e zgjatur gjatë ditës janë shenjat e zakonshme të saj. Simptoma të tjera të ditës dhe të natës janë:
    Ditën
    Përgjumësi e zgjatur
    Rendiment i dobët
    Dhimbje koke e mëngjesit
    Keqësime të intelektit
    Kujtesë e dobët
    Përqendrim i dobësuar
    Shenja të depresionit
    Djegie stomaku
    Natën
    Gërhitje
    Apnea
    Gjumë i keq
    Pagjumësi
    Marrje fryme natën
    Zgjime të shpeshta
    Djersitje
    Reduktim i libidos/impotencë

    Këshillat e mjekëve për të pasur një gjumë të qetë
    Është mirë që të mos flini gjatë ditës
    Kufizoni kafeinën dhe alkoolin
    Mos pini duhan, nikotina vështirëson rënien në gjumë
    Ekspozoni veten ndaj dritës së diellit
    Bëni ushtrime fizike herët në mëngjes
    Kontrolloni nivelet e hekurit në gjak
    Relaksohuni para se të shkoni për të fjetur
    Mos bëni asgjë stimuluese për të fjetur
    Mbani dhomën e gjumit të qetë, të rehatshme dhe të ajrosur mirë.

      Ora është Sat Feb 25, 2017 7:29 am