RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Ulcerat, shkaktaret qe ndikojne ne shfaqjen dhe perseritjen e tyre.

    Share
    avatar
    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Ulcerat, shkaktaret qe ndikojne ne shfaqjen dhe perseritjen e tyre.

    Mesazh nga lani prej Wed Sep 02, 2009 1:42 pm

    Ulcerat, shkaktaret qe ndikojne ne shfaqjen dhe perseritjen e tyre

    Ulcera është një lloj plage e lokalizuar në stomak (ulcera gastrike) ose në duoden (fillimi i zorrës së trashë). Këto dy lloj ulcerash karakterizohen nga prekja e faqes së stomakut dhe të duodenit. Kjo “gropë” fillestare, më pas zgjerohet nga inflamacioni, që shpesh është i dhimbshëm. Në formën klasike (30 për qind e rasteve) pikasin një dhimbje që i ngjan djegies në bark, e cila e rrezaton këtë dhimbje edhe anash apo në kurriz. Dhimbja ka ritmin e vakteve të ngrënies dhe shfaqet një çerek ore pas ngrënies. Pra, pacienti vuan pas çdo ngrënie dhe dhimbja zgjat 2-3 javë dhe më pas zhduket pas disa javësh apo muajsh. Por ajo mund të shfaqet në mënyrë ciklike (pranverë, vjeshtë) ose sipas rrethanave të veçanta (stres psikologjik, marrje ilaçesh, etj). Fatkeqësisht në mbi 50 për qind të rasteve, diagnostikimi mund të jetë i vështirë, pasi nuk ndeshet as referenca sipas ciklit e periodicitetit, dhe as dhimbja tipike. Në disa raste të rralla, ulcera zhvillohet pa shqetësime tipike dhe pikaset vetëm në momentet më të rënda. Ulcera gastroduodenale dëmton mukozën e stomakut në nivelin e duodenit apo të stomakut. Dihet që 70 për qind e ulcerave kanë si shkak bakteret Helicobacter Pylori. Përsëritja e ulcerës varet nga prania ose jo e këtij bakteri. Kur ulcera lidhet me praninë e këtij bakteri dhe kur ky bakter është eliminuar nga trajtimi mjekësor, mundësia e përsëritjes është tepër e vogël: 5 për qind në 10 vjet. Megjithatë, 1 ndër 3 raste, trajtimi nuk arrin të zhduk plotësisht bakterin, pasi ai është rezistent ndaj antibiotikëve. Prandaj 30-40 për qind e ulcerave përsëriten në vit. Ka raste kur ulcera është shkaktuar jo nga ky bakter, por si shkak i përdorimit të aspirinës apo ilaçeve antiinflamatore. Për të shmangur këtë, mjeku mund të rekomandojë një trajtim mbrojtës afatgjatë që të pakësojë sekrecionet gastrike.
    Shkaqet
    Kusht i parë i zhvillimit të ulcerës ka të bëjë gjithnjë me një prishje të ekuilibrit midis një sekretimi acid dhe agresiv dhe rezistencës më të pakët të barrierës së mukozës. Kushti i dytë, në shumicën e rasteve, është prania e bakterit Helicobacter Pylori. Ky bakter merr pjesë në 90 për qind të rasteve të ulcerës së duodenit dhe në 70 për qind të ulcerave gastrike. Fillimisht ky bakter shkakton një inflamacion kronik dhe më pas ulcerën. Kur bakteri H. Pylori nuk është shkaktar, ulcera mund të shkaktohet (ose rëndohet) gjatë marrjes për një kohë të gjatë të aspirinës apo të ilaçeve antiinflamatore jo-steroidiene, si dhe nga konsumimi i alkoolit dhe i duhanit. Edhe stresi, siç dihet (emocionet, etj) shkakton një skuqje të dukshme të mukozës gastrike, e cila mund të shkaktojë dëmtime të ndryshme dhe shpesh hemorragji. Në ulcerat e duodenit njihet një lloj ndjeshmërie familjare, veçanërisht pas moshës 60-vjeçare. Mukozat “mplaken” dhe bëhen vatra të gastritit kronik. Ky rrezik bëhet më i madh me marrjen e ilaçeve antiinflamatore, ndër të cilat është dhe aspirina.
    Përsëritja
    Përqindja e përsëritjes së ulcerave është shumë e ulët (6 për qind), por është e rëndësishme të ndiqen në mënyrë rigoroze këshillat e mjekut për të mos penguar procesin e shërimit të plagës, duke shmangur kështu alkoolin dhe duhanin. Këshilla të veçanta duhet të jepen për përdorimin e aspirinës dhe të antiinflamatorëve. Përdorimi i tyre duhet të kufizohet në periudha të shkurtra. Në trajtimin e ulcerës kirurgjia ndërhyn vetëm kur sëmundja nuk shërohet përmes ilaçeve, kur mendohet se është kanceroze dhe në disa raste urgjente (hemorragji, çarje, etj). Sëmundja e ulcerës, nga e cila dikur njerëzit vuanin gjatë gjithë jetës, sot mund të shërohet shumë shpejt. Më problematike është ulcera që krijohet nga konsumi i madh i ilaçeve, fenomen ky që po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë.
    Ndërlikimet
    Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet siç duhet edhe në kohë mund të shfaq disa komplikacione. Ndërlikimet më të shpeshta përmenden: Hemorragjia ulceroze: shfaqet me daljen e gjakut përmes të vjellave ose me jashtëqitje me ngjyrë të zezë. Kjo humbje gjaku mund të jetë shkak edhe i një anemie si pasojë e mungesës në hekur; Çarje ose peritonit: kjo karakterizohet me dhimbje të forta barku, të cilat mund të kërkojnë ndihmën dhe ndërhyrjen urgjente kirurgjikale për të parandaluar përhapjen e infeksionit; Një zhvillim kanceroz: veçanërisht për ulcerat gastrike në 2-3 për qind të rasteve. Endoskopia është një nga kontrollet e nevojshme që duhet bërë për diagnostikimin e ulcerës. Endoskopia bëhet përmes një tubi optik, që mundëson të shohësh nga brenda stomakut. Kjo metodë të lejon të saktësosh natyrën e dëmtimeve, numrin e tyre, përmasat. Rregulli është se duhen bërë biopsi (marrje e indeve) për rrezikun e ndonjë kanceri (në rast të ulcerës gastrike) dhe për t’u siguruar për praninë e H.Pylori. Nëse H.Pylori është identifikuar, trajtimi bëhet brenda shtatë ditëve përmes një antibio-terapie të dyfishtë për ta zhdukur H. Pylori. Trajtimi frenues i sekrecioneve acide zakonisht zgjat 4-5 javë më shumë (me doza normale) për të lejuar një rigjenerim të zonave të dëmtuara. Për ulcerat gastrike duhet bërë një endoskopi gjashtë javë pas trajtimit mjekësor për të shmangur mundësinë e një përsëritjeje.

    Bimët që mund të përdoren
    Fitoterapia (nëpërmjet bimëve mjekësore) shërben shumë si plotësues i trajtimit mjekësor. Për trajtimin e ulcerës veçohen pesë bimë, mes të cilave:
    Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë
    Zhenzhambre, që është një stimulues i tretjes gastrike dhe i mbrojtjes së faqeve të tubit tretës
    Matriker, i njohur si antiinflamator për pjesën e sipërme të tubit tretës
    Jamballi, i njohur për efektet e tij antiulceroze dhe kundër disa baktereve si H.Pylori
    Bar i bletës, i njohur për efektin e tij antistres

    Masat që duhen marrë
    Të ndiqet kura e mjekut gjatë gjithë afatit të përcaktuar edhe nëse simptomat janë zhdukur
    Të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut
    Duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamërat. Mishi, peshku ose veza duhen marrë vetëm një herë në ditë
    Kujdes!
    Marrja e aspirinës dhe e antiinflamatoreve (jo steroidiene) është shkak i përsëritjes së ulcerës
    Duhani është faktor i përsëritjes së ulcerave gastroduodenale
    Alkooli duhet përdorur në mënyrë të kufizuar
    Mos përdorni stimulantë si kafeina, etj, në sasi të mëdha.

      Ora është Sun Sep 24, 2017 8:40 pm