RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Emocionet, burimi kryesor i disa semundjeve.

    Share

    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Emocionet, burimi kryesor i disa semundjeve.

    Mesazh nga lani prej Wed Sep 02, 2009 1:42 pm

    Emocionet, burimi kryesor i disa semundjeve

    Emocionet, humori pozitiv dhe negativ, mund të ndihmojnë ose të dëmtojnë organizmin. Humori, e qeshura mund t’ju ndihmojnë për të luftuar çdo lloj sëmundje dhe njëkohësisht t’i zgjasin jetën e shëndetshme një personi. Një dhembje e fortë koke, një ngarkesë në zemër ose disa puçrra të parëndësishme që vihen re në fytyrë ose diku në trup, mund të jenë shkak i shqetësimeve emocionale. Madje në raste shumë të rralla mund të ndeshemi me vdekjen për shkak të një emocioni të fortë negativ ose pozitiv.
    Sëmundjet
    Emocionet mund të shkaktojnë rënien e flokëve, shqetësime në zemër, bllokimin e kanaleve të hundës, lotim, astmë, alergji të ndryshme, shtrëngime në fyt, laringjit, ankthe dhe sëmundje të lëkurës. Më e pabesueshmja është se për shkak të tyre mund të humben edhe dhëmbët. Emocionet mund të sjellin probleme me stomakun, më së shumti shfaqjen e ulcerave. Gratë mund të vuajnë nga marrje mendsh, burrat mund të humbasin fuqinë (dobësi e përgjithshme). Janë të panumërta dëmet që mund të sjellin emocionet, të cilat një ditë mund të bëhen edhe xhelati ynë. Mjekët kanë konstatuar që 5070 për qind e pacientëve të të gjithë moshave, të të dy sekseve që vuajnë nga sëmundje organike, kanë kaluar midis një rruge të gjatë emocionesh. Këto lloj sëmundje veçanërisht prekin rininë. Rinia është viktima e pafajshme e pasigurisë për të ardhmen, pre e papunësisë, e përdorimit të duhanit, alkoolit dhe narkotikëve.
    Shenjat
    Kur truri paralajmëron duke na dhënë shenja për ndonjë rrezik që kërcënon organizmin nga ndonjë sëmundje, emocionet hyjnë në veprim menjëherë. Mund të ndeshemi me hipertensionin, me sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut, me prodhimin në shkallë të lartë të adrenalinës. Mund të tendosen muskujt. Ka raste që shkaku i emocioneve të jetë një konflikt familjar i vazhdueshëm midis burrit dhe gruas ose prindërve dhe fëmijëve. Mundet që të kemi konflikte në punë ose të një natyre tjetër. Krizat emocionale mund të goditin njeriun në pjesë të ndryshme të organizmit, sepse çdo njeri ka veçanti individuale në temperament që ndryshojnë ndjeshmërinë. Në organe, që janë të prekura nga sëmundje të trashëguara, që nuk ju kushtojmë shumë vëmendje, mundet që me kalimin e kohës të lindin probleme. Afro 89 për qind e pacientëve me ulcera që vizitoheshin pranë një klinike mjekësore, kishin të paktën njërin nga prindërit të prekur nga kjo sëmundje. Alergjitë dhe astma në disa raste janë sëmundje trashëguese.
    Reagimi
    Mënyra sesi ne reagojmë ndaj ngacmimeve, mund të na ndihmojë në përcaktimin e sëmundjes. Si rrjedhojë e kontraktimit të muskujve në vithe mund të sjellë hemorroidet. Nga kontraktimi dhe dobësimi i muskujve të abdomenit (barkut), mund të lindi një hernie diskale (në kolonën vertebrale). Kur zemërohemi dhe kërcasim dhëmbët nuk na shkon ndërmend që në këtë mënyrë ne ndihmojmë sëmundjen e pioeresë (lëkundje në rrënjët e dhëmbëve).
    Nga sforcimi i muskujve të qafës në ndonjë rast, mund të çojë deri në ngurtësimin e përhershëm të qafës. Një mjek anglez vuri re se në sanatoriume ku ai shërbente, pacientët që vuanin nga tuberkulozi ishin të rinj, të cilët ishin prekur nga probleme të vështira të jetës. Vazhdimi i një gjendje emocionale që nuk kurohet, mund të çojë në përparimin e sëmundjes.

    Si mund të përcaktohet nëse sëmundja është burim emocional

    Megjithëse vetë individi mund të arrijë deri diku të përcaktojë sëmundjen, mjeku është ai që do të vërë vulën. Në rast se sëmundja ka burim organik, shenjat do të jenë të caktuara dhe të vazhdueshme. Në rast se burimi është krejtësisht emocional, mund të ketë një shumëllojshmëri ankesash si për shembull: dobësi, ngacmime në zemër gjatë natës, pagjumësi, shkarkime nervore, dhembje koke etj. Të gjitha këto lidhen me një sistem nervor të dobët, të ndjeshëm dhe delikat. Në rast se në gjirin e familjes ka mirëkuptim reciprok, ka marrëdhënie të drejta, ka kënaqësi, kur në vendin e punës respektohemi dhe lavdërohemi për një punë të mirë të kryejmë, themi: “Jeta është e ashpër por e bukur”. Në rast se e shpenzojmë kohën në bazë të një programi të studiuar mirë dhe nuk shpenzojmë asnjë orë kot, në rast se hamë dhe flemë e zgjohemi në orare të caktuara, nuk abuzojmë, të gjitha këto veti mund të quhen emocione të shëndetshme dhe bëhen shkak për një jetë plot gjallëri, deri në një moshë të thyer. Nëse u shtojmë këtyre ushtrime gjimnastikore dhe shëtitje në gjirin e natyrës, mundet të parandalojmë dhe të jemi krenarë, sepse nuk jetuam kot.

    Emocionet mund të shkaktojnë:
    Rënien e flokëve
    Shqetësime në zemër
    Bllokimin e kanaleve të hundës
    Lotim
    Astmë
    Alergji të ndryshme
    Shtrëngime në fyt
    Laringjit
    Ankthe
    Sëmundje të lëkurës
    Ulcera
    Rënie dhëmbësh
    marrje mendsh
    Dobësi të përgjithshme
    Hernie diskale
    Hipertension
    Sëmundjet e qarkullimit të gjakut
    Prodhim në shkallë të lartë të adrenalinës
    Mund të tendosen muskujt

      Ora është Fri Jan 20, 2017 2:59 pm