RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    shqiperia ne vitet e meparshme

    Share

    T.N.R>thenewrebels
    Antar 10%
    Antar 10%

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 11

    Piket : 31

    Vendodhja : mamurras

    Reputacion : 0

    Data e hyrjes : 17/03/2010

    Hobi:: : informatika

    Ikonat shqiperia ne vitet e meparshme

    Mesazh nga T.N.R>thenewrebels prej Wed Mar 17, 2010 4:55 pm

    Rilindja kombëtare :

    Nga mesi i shekullit të XIX-të Perandoria Osmane ishte në grahmat e "Çështjes Lindore", në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare, bashkimin e katër Vilajeteve shqiptare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhen në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politik dhe atë kulturor. Së pari, u përpoq (pasukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohe të ndara ndër katër Vilajete: Vilajetin e Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës - në një shtet vetqeverisës nën kuadrin e Perandorisë Osmane. Së dyti, nisi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës shqiptare. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (tani Maqedoni) dhe përshtatën dy alfabete kombëtarë. Të dy alfabetet bazoheshin në shkrimin latin, të cilët zëvendësuan alfabetet e tjera në përdorim në atë kohë, dhe që përfshinin alfabetin arab (për myslimanët), atë grek (për ortodoksët) dhe atë latin (për katolikët) që ishin deri në atë kohë në përdorim. Alfabeti që përdoret sot rëndom ndër shqiptarë është njeri prej alfabetëve zyrtarë të hatruar nga ky Kongres.

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nën trysninë e fuqive evropiane, u shtyp nga Perandoria Osmane në vitin 1881. Qëllimi i fuqive evropiane ish të pengonte krijimin e një shteti me shumicë absolute myslimane në zemër të Evropës. Fuqitë evropiane e justifikuan këtë presion me gjoja alarmimin e Portës së Lartë nga synimi i fuqishëm kombëtar brenda Lidhjes Shqiptare. Megjthkëtë, lidhja mbeti simbol i zgjimit dhe aspiratave kombëtare të shqiptareve të kudondodhur dhe idetë e qëllimet e saj ushqyen përpjekjet për pavarsi kombëtare të katër Vilajeteve shqiptare.

    Kur Turqit e Rinj (Xhon Turqit), që kishin marre pushtetin në Stamboll në vitin 1908 shpërfillen zotimet e tyre ndaj shqiptarëve për reforma administrative dhe njohjen e vetvendosjes (autonomisë) së Vilajteve shqiptare, shqipëtarët u hodhën në kryengritje të armatosur (1910-1912). Të alarmuar nga ardhmëria e autonomisë shqiptare, fqinjët ballkanas të Shqiperisë, që kishin bërë tashmë plane për copëtimin e vendit, i shpallën luftë Perandorisë Osmane në tetor 1912, dhe ushtritë greke, serbe dhe malazeze përparuan në trevat Shqiptare.

    Për të shmangur asgjësimin e vendit, të dërguarit e kombit u takuan në një kongres në Vlorë. Ata udhehiqeshin nga Ismail Bej Vlora, një shqiptar që kishte pasur pozita të larta në administratën osmane. Me 28 nëntor 1912, kongresi shpalli pavaresinë e Shtetit Shqiptar.
    Pavarësia e Shqipërisë
    Krijimi i shtetit të ri

    Pak kohë pas mundjes së osmanëve nga lidhja ballkanike, në dhjetor të vitit 1912 u thirr në Londër një konferencë ambasadorësh të Fuqive të Mëdha (Britanisë, Gjermanisë, Rusisë, Austro-Hungarisë, Francës dhe Italisë) për të vendosur mbi çështjet e ngritura nga lufta në Ballkan. Me mbështetjen e dhënë shqiptarëve nga Austro-Hungaria dhe Italia, konferenca ra në ujdi të krijohej një shtet i pavarur shqiptar. Por, në vendosjen e kufinjve të shtetit të ri, duke pasur trysni të forta nga fqinjët e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha nuk e njohën gjërësisht realitetin demografik dhe u dorezuan serbëve Vilajetin e gjërë të Kosovës dhe në lindje pjesën më të madhe të Vilajetit të Manastirit, përfishi Shkupin, Ohrin, Manastirin, ndersa në jug, Greqisë iu dha pjesa më e madhe e Vilajetit të Janinës, përfshirë vetë qytetin e Janinës dhe gjithë Çamërinë, njohur ndryshe si Epiri i Jugut me qendër në Lumin Thíamis. Këto cungime te trevate shqiptare iu shtuan atyre të anksuara nga Mali i Zi te zonave të Ulqinit, Podgoricës, Kotorrit, Plavës dhe Gucisë.

    Shumëkush dyshoi nëse shteti i ri do të ishte funksional me pothuajse dy të tretat e tokave dhe popullsisë shqiptare të lëna jashtë kufinjve të saj, duke qene se këto treva ishin nga më prodhimtaret në bujqësi dhe blegtori. Nga ana tjetër, një bashkësi e vogël rreth 30.000 fryme të deklaruar me kombësi greke u përfshi brenda kufinjve të Shqipërisë. (Megjithëkëtë, Greqia që numëronte të gjithë shqiptarët e besimit ortodoks - rreth 20 përqind të popullsisë - si grekë, duke pretenduar se numri i popullsisë me kombësi greke ishte më i madh seç mendohej). Që atëherë, pakicat greke, çame dhe kosovare mbeten temat më shqetësuese në marrëdhëniet Shqiptaro-Greke dhe Shqiptaro-Jugosllave.

    Fuqitë e Mëdha i imponuan shtetit të ri shqiptar një princ gjerman, Wilhelm von Wied (Vilhelm Vid), si kusht për ekzistencën e tij. Vilhelmi Vidi mbërriti në Shqipëri në mars 1914. Mosnjohja e tij me Shqipërinë dhe problemet e saj si dhe mungesa e popullaritetit të tij ndër shqiptarë, përzier me ndërlikimet e ngritura nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, e detyruan atë të braktiste Shqiperinë vetëm gjashtë muaj më pas. Lufta që vijoi e zhyti vendin në një krizë të re ndërkaq që ushtritë e Austro-Hungarisë, Francës, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan gati gjithë territorin e shtetit shqiptar. Shteti shqiptar, i mbetur pa udhëheqje qendrore politike dhe ekonomike, për shkak të pushtimit të ri, e pllakosi vendin në kaos. Në Konferencën e Paqes së Parisit, 18 Janar 1919 - 21 Janar 1920 zhvilluar pas Luftës së Parë Botërore, shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson, i cili kundërshtoi planin e Britanisë, Francës dhe Italisë për ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj, dhe sidomos nga delegacioni shqiptar që insistoi me forcë në ruajtjen e shtetit shqiptar.

    Një kongres kombëtar, u mbajt në Lushnjë më 28 Janar 1920, për të shpallur hapur konsolidimin e themeleve të shtetit shqiptar dhe për të hedhur bazat e qeverisë së re, akt ky nëpërmjet të cilit burrat e shtetit shqiptar e provuan veten të aftë për të qeverusur vendin në kundërshtim me pretendimet e fuqive të mëdha. Si rezultat i përpjekjeve të shquara të patriotëve të kombit, në dhjetor 1920 Shqipëria, këtë herë me mbështetjen e Britanisë, u pranua në Lidhjen e Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë njohjen ndërkombëtare si shtet vetëvendosës.
    Fan S. Noli dhe Mbreti Zog
    Ahmet Zogu

    Në fillim të viteve 1920 shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy grupimeve politike opoziatare. I pari, përbehej prej shtresës së bejlereve dhe pashallarëve të mëdhenj, pronarë të mëdhenj tokash, intelektualë të shkolluar jashtë vendit, iniciatorë të lëvizjes për bashkimin e Vilajeteve shqiptare dhe aktorë kryesorë politikë dhe ekonomikë në Shpalljen e Pavarësisë. Ndër ta numëroheshin Vlorajt, Vrionasit, Biçakçinjtë, Toptanasit, Vërlacët, Këlcyrajt, etj.. Ky grupim politik dhe ekonomik përfaqësonte forcat tradicionaliste shqiptare dhe synonte modernizimin e Shqipërisë sipas standarteve Perëndimore, ndërkaq që orintimi i tyre politik qe thellësisht i djathtë. Në mes të tyre shquhej për ambicjen e tij dhe Ahmet Zogu, një pronar i vogël fisnor nga rrethi i Matit, i shkolluar në Stamboll dhe Austri.

    Grupi i dytë përbëhej nga tregtarë progresistë dhe politikanë me prirje demokratike të kohës, të cilët synonin gjithashtu modernizimin e Shqipërisë sipas standardeve Perëndimore, ndërkaq që orientimi i tyre politik qe i majtë. Ky grupim udhëhiqej prej Fan Stilian Nolit, një peshkop ortodoks i edukuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto forca politike, të kundërta në program dhe përbërje, përfaqësonin natyrën kontradiktore të politikës shqiptare në fund të Luftës së Parë Botërore.

    Në periudhën midis vitit 1920 dhe 1924 forcat liberale (të majta) u fuqizuan së tepërmi dhe në vitin 1924 një kryengritje popullore e detyroi Ahmet Zogun të largohej nga Shqipëria për në Jugosllavi. Në pozitën e kryeministrit të qeverisë së re shqipatare, Noli iu përvesh një programi social që synonte një reformë të plotë agrare dhe modernizimin e infrastrukturës administrative të vendit sipas shembullit të demokracive perëndimore. Ky program hasi kundërshtimin e klasës së bejlereve dhe pashallarëve të mëdhenj, të cilët nuk donin të humbisnin pozitën e tyre të lartë në drejtimin e shtetit. Gjithashtu, qeveria e Nolit nuk arriti dot të sensibilizonte opinionin ndërkombëtar në ndihmë të saj. Qeveria e vetme që e njohu Shqipërinë në arenën ndërkombëtare ishte vetëm regjimi i ri Sovjetik i Leninit. Si pasojë, qeveria e Nolit u konsideruar tepër e majtë dhe përfundimisht një eksperiment në politikën shqiptare. Në krye të gjashtë muajve qeveria e Nolit ra dhe Zogu u rivendos si kryeministër i Shqipërisë me ndihmën zemërgjerë të Ushtrisë Jugosllave.

    Zogu rifilloi sundimin e tij katërmbëdhjetëvjeçar në Shqipëri në fillim si president i Shqipërisë (1925-1928) dhe më vonë si Zogu I, Mbret i Shqiptarëve. Revolucioni demokratik i Nolit tronditi gjithë klasën politike shqiptare, përshi dhe Zogun. Tashmë ish bërë e qartë se nëse Shqipëria duhej të bënte përpara atëherë duheshin ndërmarrë reforma domethënëse. Si rezultat, Zogu qe i suksesshëm në vendosjen e rregullit dhe rendit publik, hapjen e shkollave fillore dhe të mesme.

    Këto reforma u interpretuan nga qarqe të ndryshme si skllavërim kombëtar pasi sigurimi i të ardhurave financiare për to dhe modeli i tyre ish kryesisht Italia. Financimet dhe traktatet e shumta që Zogu ndërmori me qeverinë fashiste të Mussolinit shpesh u interpretuan si orvatje për ta shndërruar Shqipërinë në një koloni Italiane. Ndërkaq, interpretime të tjera të historiografisë hedhin dritë mbi fatkin se shumë nga reformat e modernizimit të ndërmarra prej Zogut qenë lëvizje të detyruara të tij për t'i shpëtuar kolonizimit real të Shqipërisë nga Italia, plan ky i shpallur haptas prej saj që para rënies së Perandorisë Osmane. Një ndër faktet që e ndihmon këtë interpretim është largimi i Zogut nga vendi më 1939, vit në të cilin Italia fashiste pushton Shqipërinë. Zogu fillimisht u largua për në Greqi më pas në Egjipt e më pas për në Francë ku dhe ndërroi jetë.

    Ligjërisht Shqipëria e Zogut ish një monarki kushtetuese dhe parlamenti i Shqipërisë i përfaqësonte të dyja forcat kryesore politike, tradicionasitët e djathtë dhe progresitët e majtë. Ndërkaq, baza mbështetëse e autoritetit të Zogut ishin bejlerët dhe pashallaët e zonave qendrore dhe jugore dhe bajraktarët e veriut. I mbështetur në këtë rrjet, i siguruar nga ndihmat financiare të Italisë dhe në një xhandarmari të stërvitur dhe udhëhequr nga oficerë të huaj, Zogu solli stabilitet në Shqipëri. Ai vendosi autoritetin shtetëror në zonat e thella malore, uli kriminalitetin, hodhi themelet e sistemit të ri arsimor dhe ndërmori hapa shumë të guximshëm në modernizimin e jetës shoqërore të vendit.

    Zogu dështoi në zgjidhjen e promblemit të reformës agrare. Ai importonte drithra në shuma të kosiderueshme, por sidoqoftë mungesa e të ardhurave dhe e aktivitetit të shtresës së fshatarësë detyroi një pjesë të saj të emigronte jashtë shtetit. Për më tepër Zogu u kufizoi shtetasve të tij të drejtat qytetare, fetare dhe civile të cilat krijuan kushte të favorshme për kryengritje të shpeshta ndaj regjimit të tij. Në betejën kundër korrupsionit shtetëror nuk u tregua i vendosur ndërkaq që qe i ashpër me një pjesë së opozitës politike. Zogu neglizhoi në masë të konsiderueshme krijimin e grupeve dhe celulave të para komuniste në Shqipëri edhe pse elementi komunist nuk qe burimor për vendin. Ndërkaq, elementi komunist u përdor si armë për të luftuar dhe përçarë stabilitetin e vendit.
    Lufta e Dyte Botërore
    Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkëngjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqën nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria Greqisë.

      Ora është Wed Apr 26, 2017 8:47 pm