RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Si do të ishte të jesh në shtratin e Orindës?

    Share

    ersiljano
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 443

    Piket : 669

    Vendodhja : Ne mendjen Tuaj!!

    Reputacion : 25

    Data e hyrjes : 16/08/2009

    Mosha : 23

    Hobi:: : Hacking,Music.

    Ikonat Si do të ishte të jesh në shtratin e Orindës?

    Mesazh nga ersiljano prej Sun Oct 18, 2009 7:30 pm



    Eh... Ndërsa të gjithë vini në lëvizje imagjinatën tuaj, zbuloni së pari se çfarë ndodh në shtatë orët, që këngëtarja bukuroshe Orinda Huta kalon në krevatin e saj të dashur: me librave, të parit televizor, ndonjëherë edhe duke ngrënë por edhe kur është me të dashurin...

    Sa kohë kalon zakonisht në krevat?

    Mundohem të kaloj 7 orë për të çlodhur veten në gjumë. Pjesën tjetër mund ta kaloj duke lexuar ne krevat ose duke dëgjuar muzikë.

    Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?

    Shtatë orë më duhen patjetër për t’u çlodhur plotësisht dhe për të qenë e freskët për ditën që më pret.

    Preferon të flesh me pizhame, të brendshme apo lakuriq?

    Zakonisht preferoj të fle me të brendshme, pastaj varet sa vapë është...

    Çfarë bën tjetër në shtrat: ha lexon, sheh TV apo…?

    Me raste më pëlqen të ha në shtrat më pëlqen të lexoj dhe shumë të tjera që shtrati të ofron.

    Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?

    Kënaqësia më e madhe e natës...

    Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?

    I preferoj të gjitha pozicionet. Jam shumë e lëvizur.



    Po kur je më të dashurin?

    Në anën e djathtë të shtratit.

    Ju qëllon kur jeni me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?

    Jo nuk më qëllon shpesh, vetëm nëse jam në një super stres mund të ndodhë që të ndjehem keq gjatë gjumit.

    Preferon të mbulohesh shumë apo pak?

    Preferoj të mbulohem e tëra.

    A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?

    Nuk kam pasur nevojë ta bëj.

    A të pëlqen të luash me jastëkë dhe çfarë lojërash bën zakonisht?

    Shumë rrallë më ka ndodhur të luaj me jastëk, kjo ka ndodhur vetëm nëse të tjerët i zë gjumi para meje. Unë ose filloj e flas pa pushim ose kur shikoj që nuk ia dal filloj e godas me jastëk.

    A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?

    Jo, zakonisht bëj një gjumë të qetë. Vetëm në kohë të rënduar me punë mund të kem probleme me gjumin.

    Çfarë urreni më shumë në shtrat, kur jeni me dikë tjetër?

    Nuk urrej asgjë, gjithçka është perfekt.

    Kur jeni vetëm ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?

    Jo nuk më ka ndodhur asnjëherë..

    Si do të ndiheshit nëse i dashuri ju kthen kurrizin?

    Do e përqafoja nga pas sepse pas pesë minutave do i ktheja unë kurrizin e ai do vinte menjëherë pas meje.

    Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe ju prek, si do të reagonit?

    Ajo me të cilën do flija pa problem do ishte motra ime ose shoqja ime që ka vlerën e motrës, ndaj nuk do kisha fare probleme.

    Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?

    Kryej nevojat e mia personale dhe më pas në shtrat.




    Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?

    Gjithnjë dërgoj një mesazh.

    Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?

    Mua më krijon probleme ndërrimi i ambientit. Nuk mund të fle në çdo vend që më del para. Dua kohë të mësohem me një vend që nuk është i imi.

    Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtratin e dikujt e të thoni: Ç’dreqin dua këtu?

    Kurrë dhe kurrë nuk do të më ndodhë. Jam gjithmonë shumë e përgjegjshme për veprimet e mia.

    Ku preferoni të flini përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?

    Në dhomën e prindërve


    _________________
    ..[b].Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...[/b]





    Ersiljano

      Ora është Thu Dec 08, 2016 6:59 am