RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Dashuria.epshi dhe seksi

    Share

    elton pergjergji
    Antar 60%
    Antar 60%

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 305

    Piket : 335

    Vendodhja : lacvegas

    Reputacion : 6

    Data e hyrjes : 17/08/2009

    Mosha : 23

    Hobi:: : killer

    Ikonat Dashuria.epshi dhe seksi

    Mesazh nga elton pergjergji prej Tue Sep 15, 2009 6:53 pm

    Le ta themi troç: njerëzve u pëlqen seksi. Në mos të vetmit, ne jemi nga të paktët anëtarë të mbretërisë shtazore, që e bëjmë seksin më shumë për kënaqësi, se sa për riprodhim.

    Kënaqësia seksuale, kjo veçori e jona për seksin, na ka bërë të sillemi më nazelinj në marrëdhëniet seksuale. Në vend që t'ia kërcejmë një femre, thjesht sepse ajo është në ashk (oestrus), siç bëjnë të gjitha kafshët, ne zgjedhim shumë kur vjen puna për partnerin e shtratit. Vetëm kur kemi pirë alkool e drogë dhe mendja e ka humbur kontrollin, ne bëhemi më pak zgjedhës.

    Për ne është e qartë, përpara se të bëhemi intimë me seksin tjetër, partneri duhet të jetë tërheqës fizikisht dhe emocionalisht. Këto i dinë të gjithë. Por, qëllimi im në këtë shkrim është të diskutoj, shkurtimisht, për të gjithë ato elementë të fuqishëm që ndikojnë në tërheqjen seksuale të njerëzve.Për ato elementë, që nuk duan t'ia dinë as për vetëkontrollin e personave më të arsyeshëm. Kujtoni gjithë ato hormone, të cilat i kam përmendur shpesh. Janë ato që e bëjnë të papërmbajtur dëshirën tonë seksuale.

    Ato janë përgjegjëse për ndjenjat epshore që na zgjohen kur kryqëzohemi rrugëve me vajzat gjysmë lakuriqe, kur shkojmë pub-eve dhe kafeneve, madje, edhe atëherë, kur bosja 'seksi' vjen të kontrollojë punën që kemi bërë. Por edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk turremi mbi to. Pse? Sepse është truri ynë që na dallon prej kafshëve, në mos të gjithëve, shumicën prej nesh.

    Rregullat e shoqërisë, mjedisi në të cilin jemi rritur, frika që kemi prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si dhe shumë sfida të tjera jetësore na kanë aftësuar që ta mposhtim, atëherë kur duhet, kërkesën natyrale për marrëdhënie seksuale.

    Madje, edhe kur ajo është shumë urgjente. Tamam, në këtë pikë, ne dallojmë nga kafshët e tjera. Janë ritualet njerëzore të takimeve dhe bashkimeve, ato që u japin marrëdhënieve tona seksuale atë që do ta quaja, aspektin e tyre human.

    Çfarë është epshi

    Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në zemër të të gjithë këtij procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni, siç e dini, është hormoni kryesor mashkullor. Ai nxit dëshirën për seks (libidon) tek burri dhe e shëtit atë drejt orgazmës. Profesoresha Tereza Krenshau, thotë: "Testosteroni është Marlon Brando - seksual, sensual, tërheqës, ezmer dhe i rrezikshëm".

    Është testosteroni që na nxit ta ndjekim, ta fillojmë dhe ta dominojmë seksin. Burrat, siç e dini, kanë 20 deri 40 herë më shumë testosteron nga sa kanë gratë. Pikërisht, kjo është arsyeja që instinkti seksual i burrave ndryshon nga instinkti seksual i grave.

    Si bëhet një djalë ose një burrë epshor? Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxitë hormonet të shpërthejnë. Djali dëshiron të arrijë një orgazmë dhe kërkon të gjejë një partnere, që të bashkëpunojë me të për të arritur orgazmën. Kjo do të thotë se ai, në fund të fundit, kujdeset vetëm për veten. Epshi është egoist.

    Çfarë është dashuria?

    Dashuria, ashtu si edhe epshi, drejtohet nga hormonet. Përzierja e serotoninës, testosteronit, dopaminës, endorfinave dhe e lëndëve të tjerave kimike që qarkullojnë në trup e në tru në një kohë të dhënë, përcaktojnë përgjigjet fizike dhe emocionale të personit. Disa hormone nxisin, të tjerat frenojnë. Ato prekin ndijimet, mendimet dhe sjelljet tona.

    Hormonet, secili me kontributin e tij, vijnë në shtrat bashkë me ne. Çdo kimikat që rishfaqet, shton diçka të re në marrëdhënie. Mënyra se si veprojnë hormonet në dashuri, pavarësisht punimeve të Helen Fisherit e të tjerëve, është akoma një mister.

    Pse ndodh që një person special na bën vetëm një gjest dhe ne shkrihemi në një shpërthim përvëlues emocionesh dhe eksitimi të përgjithshëm? Pse logjika dhe arsyeja davariten si mjegulla dhe nuk mendojmë dot asgjë tjetër? Siç shihet, dashuria na bëhet si atmosfera. Ne e thithim atë kudo ku jemi. Përpiqemi ta shpjegojmë këtë gjendje duke kërkuar fakte, por më kot. Me sa duket, mendja jonë përpiqet t'i japë kuptim asaj që nuk kuptohet.

    Niveli i lartë i testosteronit tek burrat, bën që epshi të jetë forca e tyre drejtuese. Ndërsa tek gratë, të cilat kanë sasi shumë më të vogla testosteroni, ndodh ndryshe. Ato priren të kërkojnë të parën dashurinë jo epshin. Profesoresha Patti Britton, thotë: "Gratë janë rritur të mendojnë për dashurinë dhe seksin, pa e ndarë njërën nga tjetra. Burrat janë inkurajuar të ndjekin instinktet e tyre." Natyra, siç e shihni, luan mirë me forcat e saj!

    Në marrëdhëniet burrë-grua, përgjithësisht, ekziston një dikotomi e qartë. Burrat identifikohen me epshin, thjesht, me dëshirën e tyre seksuale. Kjo dëshirë nuk ka të bëjë me identitetin e personit. Shtysa e tyre është: "unë dua të bëj seks tani". Gratë, krejt ndryshe, identifikohen me dashurinë. Ato, përgjithësisht, kanë ndjenja të forta për lidhje më të thella me një person tjetër.

    Shumica e burrave thonë: "Është seksi i mirë që na shpie drejt marrëdhënieve të mira të dashurisë".

    Shumica e grave thonë: "Janë marrëdhëniet e mira dhe dashuria që na çon tek seksi i mirë."

    Seksologët, këtë të vërtetë e përmbledhin në këtë mënyrë: "Gratë, fillimisht dashurojnë pastaj shkojnë tek seksi, ndërsa, burrat, seksi i çon tek dashuria". Një medalje me dy anë të ndryshme, që mbahen të lidhura nga përpjekjet e përbashkëta e të mundimshme, të burrave dhe të grave.

    Burrat, shpesh, ndjehen fajtorë për preokupimin e madh që kanë për seksin, ndërkohë që gratë e rëndojnë edhe më shumë këtë faj të burrave. Ato thonë: "Burri është shok i qenit", "Burrat vetëm një gjë kanë në mendjen e tyre". Këtu ato nuk kanë të drejtë. Burrat, në të vërtetë, kanë dy gjëra në mendjen e tyre, njëra prej tyre është futbolli"!

    Por, le t'i lëmë shakatë. Po qe se burrat mendojnë për seksin gjatë gjithë kohës, kjo është krejt normale. Sipas një raporti të institutit Kinsey mbi seksualitetin, burrat midis moshës 15 dhe 50 vjeç, mendojnë për seksin çdo 5 ose 10 minuta. Lidhur me këtë, seksologu Kasteleman thotë: "Kjo mund të mos jetë e admirueshme, por është normale dhe jo patologjike".

    Duke fituar më shumë eksperiencë jetësore, ne mësojmë t'i kontrollojmë, ose t'i civilizojmë ndjenjat tona të epshit. Ne nuk mund të rendim pas gjithkujt që na tërheq. Zgjedhjet seksuale ne i bëjmë me zemër dhe me mendje, edhe atëherë kur vetia na bërtet me zë të lartë.

    Për shkencëtarët, është akoma mister, arsyeja pse ne tërhiqemi nga objektet e epshit dhe nga njerëz që nuk i njohim. Sociologia Alman, e përfytyron në këtë mënyrë këtë situatë: "Është një panteon plot me zota dhe perëndesha, ku secili luan me një tjetër dhe observon çfarë ndodh". Pavarësisht çfarë thonë shkencëtarët, e vërteta është se kur godet epshi, ai godet aq fort dhe në mënyrë aq të papërshtatshme, sa që gjithmonë mbetet një gjë e çuditshme.

    Pse dashuria është e vështirë...

    John Gray, një specialist i marrëdhënieve, në librin e tij të mrekullueshëm, që është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe, "Burrat janë nga Marsi, gratë janë nga Afërdita", diku thotë afërsisht këto fjalë: "Kur nëna thoshte se rruga për të hyrë në zëmrën e një burri është nëpërmjet stomakut të tij, ajo bënte një gabim. Rruga e vërtetë ishte rreth 8-9 centimetra më poshtë se stomaku."

    Është e vërtetë se nga mënyra si mendojnë, veprojnë, interpretojnë dhe komunikojnë burrat dhe gratë, ata janë nga planetë të ndryshëm. Por, kur bëhet fjalë për ndryshimet epshore midis burrave dhe grave, si në çdo mbretëri tjetër, ndryshimet janë të vogla.

    Për një burrë, kënaqësia seksuale është si çlirim prej një tensioni, ndërsa për një grua, është ndërtim gradual i tensionit dhe i dëshirës. Një burrë nuk ka nevojë për shumë ndihmë që të eksitohet; ai kërkon ndihmë të çlirohet. Një grua kërkon ndihmë që të ndërtojë eksitimin e saj. Në një farë kuptimi, burri përpiqet të zbrazet, ndërsa gruaja, kërkon të mbushet. Ja pse Gray thotë: "Burrat janë si pishtari; gratë janë si soba"

    Eksitimi seksual i lidh burrat dhe i bën të hapur për dashurinë. Duke marrë dashurinë, burri e ndihmon gruan që të ndjejë edhe ajo pasionin seksual. Gratë, gabimisht, mendojnë se burrat duan vetëm seks. Në të vërtetë, burrat e duan dashurinë, po aq sa e duan edhe gratë. "Zëmra e një burri hapet nëpërmjet seksit. Kjo i lejon atij t'i provojë të dyja ndjenjat: dashurinë dhe urinë për dashuri. Gruaja ka nevojë për dashurinë që të hapet për seks, ndërsa burri, kërkon eksitimin seksual që të hapet për dashurinë.

    Synimi i burrave edhe grave është të gjejnë një partner që do të mbështesë nevojat e tyre emocionale, mendore dhe shpirtërore. Po të jetë se burri kërkon vetëm seksin, ai do ta humbasë interesin sapo pasioni imediat do të kënaqet dhe marrëdhënia nuk do të vazhdojnë më, ose nuk do të forcohet më tej. Por e vërteta jetësore nuk është kështu. Tërheqja fizike midis një burri dhe një gruaje mund të mbahet për gjithë jetën, sepse ajo buron nga kimizmi i trurit, i zemrës dhe i shpirtit.

    Epshi kërkon atë që nuk e ke; dashuria kërkon atë që e ke. Ky është ndryshimi kryesor midis epshit dhe dashurisë. Gjithkush mund të jetë i nxehtë që të bëjë për vete trupin e një tjetri për pak kohë. Sfida e vërtetë është të vazhdosh të duash në mënyrë pasiononte një grua edhe pasi ta kesh njohur atë. Kjo do të thotë ta transformosh dëshirën fizike në dashuri. Sfida e përbashkët për burrat dhe gratë është, që ta lidhim energjinë seksuale me zemrën dhe mendjen e tyre. Kjo do t'i bëjë ata qenie të plota humane.

    ersiljano
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 443

    Piket : 669

    Vendodhja : Ne mendjen Tuaj!!

    Reputacion : 25

    Data e hyrjes : 16/08/2009

    Mosha : 23

    Hobi:: : Hacking,Music.

    Ikonat Re: Dashuria.epshi dhe seksi

    Mesazh nga ersiljano prej Sun Nov 01, 2009 2:29 pm

    i ke shpjeguar shume mire


    _________________
    ..[b].Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...[/b]





    Ersiljano

    LITI23
    Antar 50%
    Antar 50%

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 191

    Piket : 215

    Vendodhja : lac

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 24/09/2009

    Mosha : 23

    Hobi:: : femrat

    Ikonat Re: Dashuria.epshi dhe seksi

    Mesazh nga LITI23 prej Fri Nov 06, 2009 6:55 pm

    eeeeeeeeeeeeeeeeee..........

    koli pg.
    Fillestar
    Fillestar

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 6

    Piket : 6

    Vendodhja : tirane

    Reputacion : 0

    Data e hyrjes : 26/11/2009

    Mosha : 31

    Hobi:: : puna...

    Ikonat Re: Dashuria.epshi dhe seksi

    Mesazh nga koli pg. prej Thu Nov 26, 2009 6:45 pm

    BRAVO....: cheers

    Erisa
    Antar 50%
    Antar 50%

    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 99

    Piket : 104

    Vendodhja : Tirane

    Reputacion : 3

    Data e hyrjes : 29/09/2009

    Mosha : 26

    Hobi:: : Muzika

    Ikonat Re: Dashuria.epshi dhe seksi

    Mesazh nga Erisa prej Wed Dec 09, 2009 8:54 pm

    BUKUR!!!!!!!!

    MiSTeRi_ViP
    S.Moderator
    S.Moderator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 274

    Piket : 304

    Vendodhja : Usa

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 11/12/2009

    Mosha : 26

    Hobi:: : Shoqeri Lek Femra Muhabet!

    Ikonat Re: Dashuria.epshi dhe seksi

    Mesazh nga MiSTeRi_ViP prej Wed Jan 06, 2010 6:09 pm

    Shum bukur....Urime

    Sponsored content

    Ikonat Re: Dashuria.epshi dhe seksi

    Mesazh nga Sponsored content Today at 2:15 am


      Ora është Sat Dec 10, 2016 2:15 am