RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Nje jete e dyte ??

    Share
    avatar
    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Nje jete e dyte ??

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 10:54 pm



    Zbulimi i mikrogjallesave krejtesisht te ndryshme nga gjithe qeniet e gjalla do te ishte prova se jeta ne Toka ka filluar me shume se nje here.
    Kerkimi mund te duket i veshtire, larg realitetit dhe ndoshta i pashprese, megjithate neqoftese perfundon me sukses do te jete prova vendimtare per krijimin e rastesishem te jetes ne Toke. Ideja eshte e thjeshte por
    gjeniale. Faktikisht neqoftese jeta mund te krijohet ne kushtet e pershtatshme mjedisore, atehere eshte e mundur qe ajo te jete krijuar ne Toka me shume se nje here. Kerkuesit jane duke kerkuar prova te nje gjeneze te dyte, duke kerkuar mikroorganizma biokimikisht te ndryshem nga te gjithe organizmat e njohur deri me sot. Disa prej vendeve me te pershtatshme per te krijuar forma jete alternative jane pjeset ekologjikisht te izoluara nga nderhyrja e njeriut si grykat e vullkaneve ne fund te oqeanit ose pllajat e ashpra te Antarktides. Mikrogjallesat e “reja” mund te jene edhe para syve tane dhe ta kemi te veshtire ti shohim, sepse ndoshta perkufizimi yne per jeten nuk eshte i plote ose krejtesisht pergjithesues.

    Mjafton te permendet se para disa shekujsh te vetmet qenie te cilesuar si te gjalla ishin ato qe mund te leviznin, dhe keshtu gjithe bota bimore bente pjese ne objektet pa jete. Per shkak te nderhyrjeve te njeriut ne Toke do te jete akoma me e veshtire te kuptohet nese nje forme e dyte jete eshte krijuar apo jo. Ajo mund te jete zhdukur qe ne hapat e para te zhvillimit te saj per shkak te aktivitetit njerezor. Nje sere arsyesh e cojne cakun e kerkimit me prane te pamundures. Megjithate rezultati eshte teper i rendesishem per tu anashkaluar nje kerkim i tille. Disa nga sjelljet me te rendesishme shoqerore mund te tronditen thelle nga keto rezultate. Sidoqofte njerezimi ka te drejte te dije te verteten mbi vetveten…

      Ora është Sun Sep 24, 2017 8:35 pm