RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Shfaqja e nje supernove drejtperdrejt

    Share
    avatar
    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Shfaqja e nje supernove drejtperdrejt

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 10:52 pm

    Nje nga fenomenet me interesante te Universit (ndoshta me interesanti pas Big Bangut), ka ndodhur me 9 janar te ketij viti, dhe kesaj rradhe shkencetaret nga e gjithe bota kane qene ne“llozhen qendrore” per te pare fenomenin ne fjale.Teksa po shihnin nje yll te vjeter ne galaksine spirale NGC 2770, Alisia Soderberg dhe Edo Berger, te Carnegie Observatories of Princeton University, dhe koleget e tyre te Penn State University kane asistuar ne shfaqjen ne kohe reale te nje supernove.Supernova, qe eshte teresia e fenomeneve qe ndodhin gjate shperthimit te nje ylli, eshte nje proces i cili eshte teorizuar per nje kohe te gjate. Megjithate deri me sot nuk eshte arritur te observohet drejtpersedrejti ky fenomen.

    “U ndodhem ne vendin e duhur ne momentin e duhur”, shpjegon Soderberg “ishim duke kerkuar nje supernove me te vjeter ne galaksine ne fjale, kur e ashtu quajtura SN 2008D, u shfaq, dhe fale shkelqimit te saj nen rrezet X, mbuloi gjithe radiacionin e galaksise ne fjale. Me siguri do te kishim humbur kete eveniment, neqoftese nuk do te kishim nen dispozicion aftesine observuese te teleskopit Swift.”Supernova arrihet kur masa e nje ylli eshte rreth 8 here me e madhe se ajo e Diellit, dhe kur ai mbaron karburantin e
    tij te perbere kryesisht nga hidrogjeni. Nen trysnin e foces gravitacionale rrezatimi i dobesuar nuk mund te rezistoje dhe keshtu ylli ne fjale fundoset ne vetvete, duke i lene vendin nje spektakli te mrekullueshem.
    Brenda pak milisekondash e gjithe masa e yllit zhutet ne qender te tij, gjithnje e me shpejt, gjithnje e me fort. Temperatura rritet per shkak te trysnise te larte, dhe nje rrezatim X jashtezakonisht i fuqishem sa mund te fshehe gjithe galaksine shfaqet. Shtresat e jashtme qe kane arritur te shpetojne perhapen me shpejtesi ne drejtim te kundert, duke cliruar vale gazi teper te fuqishme ne mjedisin perreth. Nje vale drite perhapet kudo ne univers aq sa nga Toka mund te shihet me sy te lire si shfaqja e nje ylli te ri. Per te perfunduar ne qender te yllit te zhdukur shfaqetnje yll neutronesh, ose nje vrime e zeze nese masa eshte e mjaftueshme.

    Per te perfituar sa me shume nga ky fenomen i rralle per tu pare ne kohe reale, Alisia Soderbergs ka leshuar menjehere nje thirrje te gjere nderkombetare dhe teleskopet me te rendesishem jane drejtuar nga ylli ne fjale. Hubble, observatori i rrezeve X Chandra, teleskopi VLA (Very Large Array), North Gemini dhe Keck 1 ne Hauai, Shmidt me nje rreze prej
    1,5 metersh, dhe teleskopet 6 metersh, jane vetem disa nga me kryesoret e teleskopeve te perdorur per te observuar fenomenin. Asnje nuk donte ta humbiste nje eveniment te tille.Pas me shume se 4 muajsh studimesh, Soderbers dhe 38 bashkepunetoret e saj kane vertetuar se procesi i perhapjes se rrezeve X dhe i gjithe fenomeni i vezhguar ishte ne perputhje te plote me teorine e ndertuar 40 vitet e fundit.

    Me poshte edhe imazhi i marre nga NASA qe pershkruan supernoven ne fjale, dhe lidhjet per animacionin qe tregon
    simulimin e shperthimit te nje ylli:


    Me 7 janar teleskopi ishte drejtuar tek 2007uy, nje supernova e vjeter. Shihet qarte ndryshimi me pamjen e marre me
    8 janar gjate shfaqjes se 2008D, qofte ne pamje reale qofte nen rreze X. Kjo e fundit fsheh ne sfond gjithe rrezatimin
    X te galaksise.

      Ora është Tue Apr 25, 2017 9:25 pm