RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Ne kerkim te lendes se erret.

    Share
    avatar
    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Ne kerkim te lendes se erret.

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 10:50 pm



    Materia e erret, eshte nje pjese e teorise se krijimit te universit nepermjet Big Bangut, ekzistenca e se ciles nuk ka qene e mundur te vertetohej deri me sot ne menyre direkte,edhe pse matje te ndryshme te nivelit te energjise ne univers mbeshtesin kete ekzistence. Sipas teorise, lenda e erret eshte e perbere nga therrmija hipotetike te prodhuara nga Big Bangu dhe te perhapura me pas ne gjithe universin, te cilat edhe pse permbajne nje energji te madhe, kane nje bashkeveprim jashtezakonisht te dobet me materien (sidoqofte te pamatshem ne menyre te drejtperdrejte nga aparaturat e sotme).Per te vertetuar prezencen e kesaj lende ne univers eksperimente te ndryshme, jane zhvilluar qysh prej momentit te hipotetizimit te ekzistences se saj. Pas vitesh kerkimesh, me sa duket Laboratoret e Shkembit te Madh (Laboratori del Gran Sasso) kane arritur te observojne fenomene te lidhura ne menyre te drejtperdrejte me pranine e lendes se erret.Eksperimenti qe ka mundesuar zbulim e jashtezakonshem quhet DAMA, dhe perdor aparatura super te ndjeshme te cilat jane ne gjendje te shfaqin nje “flash”, nje fije drite, sapo nje prej therrmijave te lendes se erret, te quajtura ndyshe edhe WIMP (weakly interacting massive particles), hyn ne bashkeveprim me nje atom. Edhe pse “flash”-e te tilla jane shfaqur qysh ne fillimet e venies ne pune te eksperimentit me 1996, deri me sot nuk ka qene e mundur te vertetohej nderhyrja e lendes se erret ne prodhimin e ketyre shkendijave (edhe nderveprimet ndermjet atomeve mund te clirojne elektrone dhe shkendija drite te kapshme nga aparati). Zbulimi i bere nga grupi italo-kinez, i drejtuar nga Rita Bernabei
    e Universitetit te Romes, qendron ne faktin se dendesia e ketyre shkendijave ndryshon gjate stineve te vitit. Keshtu gjate qershorit eshte verejtur nje numer me i madh shkendijash ndersa gjate dhjetorit numerohet numri minimal i tyre. Duke qene se laboratoret jane ndertuar ne nentoken e nje mali shkembor, prej nga emri, per te qene sa me te izoluar, perjashtohet mundesia e nderhyrjeve te jashtme atmosferike tokesore.
    Ky ndryshim shpjegohet me ciklet e rrotullimit te Diellit rreth vetes, te cilat gjate muajve te veres sjellin nje “ere” therrmijash te lendes se erret mbi planetin tone. Ky eshte hapi i pare i matjes se drejtperdrejte te nderveprimit te dobet (nevojiten mbi 100kg iodur-calciumi qe te mund te verehet nje numer minimal shkendijash) midis lendes se erret dhe materies.
    Pervec faktit se mbetet per momentin teoria me e logjikshme dhe e besueshme per krijimin e universit, teoria e Big Bangut po vertetohet nen shume aspekte te saj nga eksperimente te kryera ne menyre te pavarur nga laboratoret e gjithe botes.

      Ora është Thu May 25, 2017 10:59 pm