RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Atlantida, misteri i kontinentit te zhdukur

    Share
    avatar
    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Atlantida, misteri i kontinentit te zhdukur

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 10:48 pm

    Eshte folur shume per Atlantiden, kontinenti i supozuar i zhdukur para disa mijera vjeteve. Shume studiues dhe shkencetare te fushave te ndryshe i kane kushtuar jeten dhe pasionin e tyre kerkimit te ketij kontinenti qe per momentin mbetet imagjinar por pa rezultat. Ka shume teori qe kundershtojne njera tjetren dhe qe lidhen kryesisht jo me faktin se cfare perfaqesonte ne vetvehte Atlantida dhe cfare shkalle zhvillimi kishte, por me vendndodhjen.
    Deshmia e pare qe mund te quhet serioze vjen nga Platoni ne njeren prej dialogeve te dy personazheve ne tragjedine Kritias dhe Timaios. Platonit (viti 350 para eres sone) i referohet ligjevenesit te famshem te Greqise se lashte Solonit i cili udhetonte shpesh, ne njerin prej udhetimeve te ketij te fundit ne Egjyp, gjate takimit me nje prift ai degjoi per historine e nje toke te begate me nje madhesi sa Libia dhe Azia te marra sebashku. Kjo toke shtrihej diku ne afersi te Shtyllave te Herkulit (ngushtica e Gjibraltarit) dhe rreth 9 mije vjet me pare (11500 vjet para eres sone) u zhduk brenda nje nate dhe dite. Kjo toke qe ishte e permasave te medha pershkruhej nga prifti si nje vend i madh ne perendim te detit Mesdhe i rrethuar nga oqeani Atlantik. Cdo gje ne kete toke qe po e quajme kontinet ishte shume e zhvilluar dhe e perparuar per kohen qe behet fjale. Atlantet pershkruhen si shume paqesore, punetore dhe te afte per tregeti dhe arte zejtarie. Kryeqendra e tyre (Oqeania) ishte dhe kryeqendra e tregetise me vendet e tjera, ishuj dhe kontinente ku mendohet qe atlantet ishin shume te fuqishem ne mardheniet me vendasit. Cdo gje neper qytet e tyre pershkruhet si shume e vecante, pasuri te tera qe dukeshin ne ndertimet dhe ne veshjet e godinave me metale te cmuara dhe te statujave. Anijet e tyre ishin te persosura dhe te perparuara per kohen. Por cdo gje u zhduk brenda nje nate dhe dite.
    ndonje ndryshim shume i madh gjeologjik ne ate kohe do kete ndikuar ne permbytjen dhe me pas zhdukjen e plote te Atlantides. Nga pershkrimet per ngjarjen, permbytjet, termetet dhe valet gjigande te oqeanit eshet arritur ne nje konkluzion qe te pakten deri tani eshte nga me te qendrueshmit qe Atlantida eshte zhdukur si pasoje e ndonje shperthimi vullkanin sepse vetem gjate shperthimit vullkanin ndodhin te gjitha ato qe u permenden me siper si faktore te fundosjes se kontinentit.
    Persa i perket vendndodhjes se Atlantides ka shume teori por numrin me te madh te mbeshtetesve e ka teoria qe Atlantida mund te kete qene pjese e ishullit te sotem grek Santorini. nga studimet gjeologjike eshte arritur ne perfundim qe perafersisht ne kohen qe pretendohet se ka ndodhur permbytja e Atlantides, ishulli Santorini ne pjesen perendimore te tij ka patur nje zgjatim toke qe vazhdonte per milje te tera. Si rrezultat i shperthimit vullkanik u fundos nje pjese e mire dhe sot kane mbetur vetem dy ishuj te vegjel me origjine vullkanike nga llava e ftohur. Ky detaj perkon edhe me pershkrimin e Platonit.
    Misteri i Atlantides eshte bere pikenisje per shume studime dhe eksplorime qe ne kohet e vjetra. Madje dhe shtysa fillestare per Kolombin per te zbuluar kontinentin amerikan, ka qene fillimisht legjenda per Atlantiden.
    Teori te cfaredolloji e vendosin Atlantiden ne zona te ndryshme te globit, nga pjesa juglindore e Azise, pjesa perendimore e detit Mesdhe, ishujt Azorre, Ishulli Bimini (Bahamas) dhe ne vende te tjera. Por te gjitha kane si pike te perbashket pranine e oqeanit Atlantik. Me pas do shkruaj edhe dicka tjeter per teori te ndryshme qe lidhen me emertimin e Atlantides dhe shperndarjen gjeografike qe ka ne vende te ndryshme te globit.
    Shume shkencetare kane pretenduar qe kane gjetur vendndodhjen e Atlantides por deri me sot askush nuk ka mundur ta provoje. Rasti i vetem qe mund te merret ne konsiderate eshte ai i zbulimit te nje zgjatimi nenujor ne ishullin e Biminit dhe qe ka terhequr shume vemendjen e studiuesve. Aty duken qarte gjurme ndertimesh nga dora e njeriut dhe e nje teknike qe nuk perqaset me ate qe njihet ne zonat perreth apo te ndonje kulture te lashte qe studiohet. Zbulimi i Atlantides ne Bimini eshte parashikuar edhe nga Edgar Cayce, nje Nostradamus i shekullit te 19-20 qe eshte shprehur se ne fund te viteve 60, Atlantida do dali nga uji ne Bimini. natyrisht ajo gje nuk ndodhi dhe as viti nuk perkoi me ate qe tha Cayce por sidoqofte gjurmet qe jane gjetur jane me interes per studim. Ndonese shkenca ka avancuar dhe shkencetaret arrijne ne perfundime duke u bazuar ne studime dhe llogjike shkencore, parashikimi dhe sidomos personi i Edgar Cayce shpesh lidhet me Atlantiden dhe zbulimin e saj.
    Ky shkrim mund te konsiderohet si nje hyrje per misterin e Atlantides sepse materiale ka shume dhe do vazhdoj te shkruaj gjera te tjera.

    avatar
    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Re: Atlantida, misteri i kontinentit te zhdukur

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 10:48 pm

    Hollesite e historise se pershkruar nga Platoni per Atlantiden , te cilat u verifikuan edhe nga nxenesit e tij qe vizituan Saisen (egjypt) dhe lexuan vete shkrimet e lashta per kontinentin e zhdukur apo pane hieroglifet per begatine dhe zhdukjen e befasishme te Atlantides, u perzjene gjate shekujve me legjende dhe sidomos me gojedhenen e pergjithshme te perhapur ne te gjithe boten qe flet per nje permbytje te madhe nga e cila shpetuan vetem nje pakice e vogel. Kete mundohen ta argumentojne nga ngjashmeria ne gjuhet e folura ne te dyja anet e Atlantikut, gje qe nuk ka shpjegim tjeter vecse me kontaktin dhe lidhjet qe ekzistonin para kohes se Kolombit, qe te gjitha aludojne per nje kontinent apo ishull te madh ne oqeanin Atlantik prej ku qyteterimi u perhap ne Europe dhe Amerike. Gojedhenat per nje kontinent te humbur dhe kontaktet me nje qyteterim me te vjeter mbeten kaq te forta ne Europe dhe Amerike, sa spanjollet filluan eksplorimet e tyre pertej oqeanit duke shpresuar shume se do te gjenin mbeturinat e Atlantides gjate rruges per ne kontinentin e ri. Kurse acteket dhe popujt e tjere te Amerikes prisnin njerezit e bardhe apo perendi te bardha qe do te ktheheshin prej tokes se humbur qe kishte qene origjina e tyre, te cilen shume popuj te Amerikes e quajne ende "Aztlan". Ngjashmeria e emrave te perdorur prej rracave njerezore te lashtesise per nje ishull te mbytur ne oqeanin Atlantik, per nje Parajse apo toke nga e cila qyteterimi u shpernda ne te gjithe boten e hershme eshte nje faktor qe kontribuon shume ne teorine qe thote se nje toke e tille ka ekzistuar dikur, megjithese nuk eshte nje prove e mjaftueshme. Me poshte po shkruaj nje tabele qe tregon per fuqine e nje emri dhe ruajtjen e tij ne histori, legjenda dhe ne ndergjegjen e popujve te lashte qe jetonin perqark oqeanit Atlantik prej nje periudhe disa mijera vjecare.
    Greket - Atlantis Popull qe jetonte ne nje ishull ne oqeanin Atlantik.

    Romaket - Atlas Vargmal ne bregun perendimor te oqeanit Atlantikdhe qe vazhdon nen det.

    Fenikasit dhe Kartagjenasit - Antilia, Antihla ishull ne oqeanin Atlantik, gjate rrugeve te tyre sekrete ne det.

    Egjiptianet - Amenti, Aalu Parajse ne mes te oqeanit perendimor Atlantik.

    Babilonasit dhe Sumeret - Aralu Ishull parajse ne perendim te oqeanit Atlantik.

    Celtiket e Uellsit - Avalon Ishulli i Parajses ne perendim te oqeanit Atlantik.

    Nordiket - Valhalla Parajse ne Perendim.

    Celtiket spanjolle - Antilla, Atlantida Qyteterim ne nje ishull te oqeanit Atlantik prane Spanjes.

    Berberet dhe popujt e lashte te Afrikes - Atarantes, Atlantioi, Attala Pushtues qe erdhen nga veri-perendimi i Afrikes. Ishulli ne veriperendim, me pare perandori.

    Arabet - AD Toka perpara permbytjes ne perendim te Mesdheut.

    Guançet (ishujt Kanarie) - Atalaja Perandori e mbytur ne oqeanin Atlantik, ne te cilin benin pjese ishujt Kanarie por qe nuk u mbyten.

    Basket - Atalaintika Ishull i mbytur ne oqeanin Atlantik nga ku erdhen basket.

    Acteket - Aztlan, AZ Ishull me nje mal te larte ne detin Lindor (oqeani Atlantik), origjina e actekeve.

    Maja - Actlan, Atlan Toke qe ekzistonte me pare ne detin e Lindjes nga ku erdhen majate.

    Tolteket -Tlapalan Ishull ne Detin e Lindjes, vend i perendive te qyteteruara.

    Fiset e Amerikes Veriore, Qendrore dhe bregut Verior te Amerikes Jugore - Atlan

    Ishull ne Detin Lindor nga ku erdhen stergjysherit e ketyre fiseve.


    Megjithese ne nuk e dime sesi e quanin atlantidasit vendin e tyre, fakti qe ne te gjithe emrat e mesiperm permbahen germat A, T, L, N, nuk eshte pa vlere. Nje dicka tjeter qe te kujton perandorine e zhdukur te detit plotesohet nga fjala "Atl" qe do te thote ujesi ne gjuhen e actekeve te lashte dhe te berbereve te Afrikes Veriore. Nje tregues per emrin e "tokes perpara permbytjeve te medha" mund te na e jape edhe Bibla ku permendet emri i Adamait qe tregon njeriun e pare apo ndoshta rracen e pare njerezore te qyteteruar.
    Keto ishin disa fakte qe i referohen emrit te Atlandites dhe shperndarjes se tij gjeografike ne shume vende te botes. Polamika e hapur prej 2500 vjetesh qe nga koha kur Platoni shkroi dialogun e famshem, ka sjelle si rezultat studime kolosale, mbi 25 mije libra te shkruar per kete subjekt dhe ekspedita te pafundme. Deri me sot hipotezat e shumta ose skane arritur te provojne asgje
    ose deri diku kane krijuar disA ide te vaketa per vendndodhjen dhe vete ekzistencen e dikurshme te Atlantides.
    Ajo qe duhet permendur dhe qe perben edhe shtysen me te forte per te gjithe shkencetaret dhe studiuesit eshte qe, memoria e njerezimit asnjehere nuk ka qene pa baza dhe thjesht fantazi. Kjo eshte pika me e forte ku te gjithe mbahen dhe ushqen deshiren e tyre per kerkime te metejshme.

      Ora është Thu May 25, 2017 10:57 pm