RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Fundi i botës,NIBIRU 2012...

    Share
    avatar
    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Fundi i botës,NIBIRU 2012...

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 10:31 pm



    Parashikimi i nje fizikani amerikan qe i bazon bindjet e tij ne kalendarin e fisit Maja Shperthime vullkanike te medha, stuhi magnetike, rrezatime nga hapesira etj... Pas vetem tre vjetesh ne Toke do te mbreteroje ferri, ose te pakten sipas Laurenc Xhozef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi 2012".

    Bindjet e tij bazohen ne nje fakt: me 12 dhjetor te vitit 2012 do te perfundoje cikli i kalendarit Maja, qyteterimi misterioz qe banoi ne Ameriken Qendrore nga viti 1800 perpara Krishtit deri ne vitit 1450 pas Krishtit. Per me shume te nesermen e asaj dite do te ndodhe solstici dimeror dhe Dielli do te pozicionohet me qendren e Rruges se Qumeshtit per here te pare pas 26 mije vjetesh...a duhet te shqetesohemi? Pozicionimi astronomik nuk do te jete i rrezikshem, te pakten sipas shkencetareve qe e mbikeqyrin hapesiren ne vazhdimesi.

    Per shembull ne vitin 2002 pese planete u pozicionuan ne nje vije te drejte ne harkun e 33 gradeve pa shkaktuar asnje pasoje ne kozmos. Ndersa kultura Maja ishte nje nga me komplekset ne bote dhe shquhej per diturine ne fushen e matematikes dhe astronomise. Por e gjitha kjo po krijon nje klime ankthi ne lidhje me vitin 2012 qe kujton pak a shume ate te vitit 2000. Kur sipas raporteve ne te gjithe boten u shpenzuan rreth 300 miliarde dollare per te nderhyre ne sistemet informatike dhe per te parandaluar katastrofen e madhe. Por, gjithsesi, ne jemi bije te nje apokalipsi.

    Gjashtedhjetepese milione vjet me pare, toka u trondit nga nje kataklizem i vertete. Nje meteor teper i madh me nje diameter rreth 10 km, ndezi ne flake atmosferen dhe u perplas ne brigjet Yukatan (ne Meksike) duke shkaktuar nje krater te gjere me shume se 100 kilometra dhe nje re pluhuri qe do ta mbulonte te gjithe token per vite me radhe si nje perde e zeze.
    Dhe perfundoi keshtu epoka e dinozaureve, reptilet e medhenj qe per miliona vjet kane qene "te zotet" e planetit. Ndersa ne ate epoke, gjitaret arrinin madhesine fizike te nje qeni. Por çuditerisht ata i mbijetuan katastrofes. Dhe madje perfituan nga ajo: duke mos qene me te kercenuar nga zvarraniket gjigante filluan te evoluonin derisa u bene ata dominuesit e vertete te planetit Toke.

    Epoka e re e gurit Edhe ne ditet e sotme, siç ndodhi ne vitin 1999, disa e lidhin kete histori me Nostradamusin (Michel de Notre-Dame, 1503-1566). Por ne fakt, Nostradamusi e kishte parashikuar katastrofen edhe disa here te tjera ne shekujt e kaluar, por asnje informacion nuk lidhet me vitin 2012. Nje hipoteze me shkencore apokalipsi eshte teoria e Olduvait, e formuluar ne vitin 1989 nga inxhinieri Riçard Dukan, mbi bazen e te dhenave boterore mbi energjine dhe popullsine.

    Hipoteza e merr emrin nga ultesira e Olduvait ne Tanzani, duke u konsideruar si nje metafore e kohes se gurit te ciles ka mundesi qe t‘i rikthehemi pas vitit 2012...por hipoteza te tilla tashme na kane bere teper skeptike, pasi te tilla katastrofa jane parashikuar qe nga viti 1979 deri ne 2008, por qe asnje prej tyre nuk rezultoi e vertete. Por ka pasur edhe raste tragjike si "Heaven‘s Gate": ne vitin 1997 39 persona u vetevrane me shpresen se do te arrinin ne nje "nivel superior" perpara se bota te shkaterrohej.

    Nje bindje qe thellohet se tepermi mund te kete rrenje politike dhe sociale, mbi te gjitha nese percillet nga persona qe kane pozicione te fuqishme. Te influencohesh nga mendimi i nje apokalipsi do te thote ta leshosh veten ne nje rrjedhe mendimesh duke mos bere asgje per te parandaluar. Ose mund te klasifikohet edhe si nje sjellje qe ben reale nje profeci.[center]

      Ora është Fri Jul 21, 2017 7:46 am