RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    INTERVISTA VIP....

    Share
    avatar
    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat INTERVISTA VIP....

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 3:25 pm

    Blero:Po pres që e dashura të më vijë vetë



    Blero, cili është motivi i kësaj vizite në Tiranë?

    Është një vizitë private dhe njëkohësisht është edhe puna e konkurrimit në Top Fest dhe për t’i bërë një marketing këngës sime. Kështu që është një rrugë dhe dy punë.

    Pretendoni për ndonjë çmim?

    Unë jam nominuar në kategorinë “Best Male” me këngën “Nuk më deshte”, por për mua kryesore është që të marrësh pjesë në një festival kaq të madh dhe të jesh pranë fansave në një event të tillë, se sa çmimi.

    Por edhe çmimi ka rëndësi, sepse ju për këtë arsye u larguat nga Festivali i fundit në RTSH?

    Unë u largova se donin të më blinin dhe këtë e kam thënë.

    Do të merrni më pjesë në këtë festival?

    Asnjëherë më. Fatkeqësisht më erdhi keq për fansat. Unë ndoshta do të marr pjesë ndonjëherë në Euro Song për të përfaqësuar Kosovën ose Suedinë, por jo Shqipërinë. Të paktën derisa të jenë ata njerëz që janë sot në Festivalin në RTSH. Ata janë komunistë. Nëse ndërrohen, patjetër që do të marr pjesë.

    Sapo keni lançuar këngën tuaj të re, për të cilën thuhet se keni pasur edhe një konflikt me Dafina Zeqirin. Ësh- t ë e vërtetë?

    Po kënga ka dalë ditën e martë në televizionin ‘Super Sonic’ dhe është një remiks i këngës “La vida Loca”. Është i njëjti instrumental i këngës, veç tani unë i kam futur edhe 7 repera të njohur. Ndërsa për sa i përket Dafinës, nuk ka ndonjë konflikt mes meje dhe saj. Në këngën origjinale Dafina bashkëpunoi me mua, këtë herë kënga ka dalë në një version të ri dhe pa të.

    Të gjithë fansat tuaj do të donin të dinin nëse Blero ka një lidhje apo jo..

    Jo, për momentin jam vetëm. Nuk jam duke kërkuar ndonjë lidhje, po pres që ajo të vijë vetë.

    Thuhet se në Shqipëri keni pasur lidhje me fanse tuaja?

    Po kane qenë një ose dy raste dhe vetëm kaq.

    Cili ka qenë momenti më i vështirë për Bleron në skenë?

    Ka qenë një koncert në Kumanovë, kam qenë në një gjendje afër të fiktë, ku për shkak të nxehtësisë dhe të masës së madhe nuk po rezistoja dot gjatë këngës. Ka qenë momenti im më i vështirë në skenë.

    Po koncerti juaj më i bukur?

    Mbrëmja më e bukur për mua ka qenë në Vitin e Ri, në Kosovë, ku kam qarë me lot në skenë para 2 mijë njerëzve që më kanë emocionuar dhe më kanë dhënë një kënaqësi mjaft të madhe.

    Si mendoni sot për një këngëtar, është më mirë të realizojë një album apo një klip?

    Si ka ardhur koha sot, më mirë një klip. Më parë ka qenë e kundërta, tani këngëtarët bëjnë më pak albume për shkak edhe të internetit.

    Në fund të realizimit të një kënge si ndiheni, i lumtur që keni mbaruar një punë, apo ju vjen keq që u ndatë prej saj?

    Normalisht unë kompozoj e shkruaj vetë, dhe jam shumë i kënaqur kur jam afër finales. Por pastaj vjen pikëpyetja, do të pëlqehet apo jo kënga. Shumica e rasteve, përgjigjja e fansave të cilët i falenderoj, ka qenë pozitive dhe kjo të bën të ndjesh një sadisfaksion të madh.

    Mbi pesë vjet më parë keni qenë krejt i panjohur, tashmë keni fansa pafund. Si e ka përjetuar famën Blero?

    Unë nuk e kisha parashikuar kurrë këtë famë. Megjithatë them se jam i njëjti. Në këtë rast falenderoj prindërit e mi që më kanë kulturuar për gjithçka që kam arritur në jetë. Pas gjithë kësaj kohe, unë them se jam i njëjti me të gjithë si më parë, pavarësisht se shpesh për shkak të punës nuk takohem aq shpesh me familjen dhe shoqërinë time.

    Cilat janë planet e tua për këtë verë dhe më tej?

    Së pari shpresoj që të realizoj një koncert recital në Tiranë, por kjo është ende e papërcaktuar. Ndërkohë që kam planifikuar tashmë turin që do të jetë këtë verë me koncerte në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Evropë.

    Po ëndrra që do të arrijë Blero në skenë, cila është?

    Të bëj një duet me Beyonce dhe pse jo, jo vetëm në skenë
    avatar
    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat E kam një të dashur, por s’jua tregoj..

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 3:28 pm



    Si mania e gjithë të rinjve, edhe ajo është apasionuar shumë duke kaluar shumë kohë (aq sa ka të lirë) në internet, në ‘Facebook’. E pikërisht këtu ka lindur dhe frymëzimi për të krijuar një këngë të re e cila e ka ndryshuar si në look ashtu edhe në performanca. Kështu shfaqet këtë herë Zajmina, me një bashkëpunim të ri me Flori Mumajesin dhe Big Bastën. Shumë kënaqësi por edhe momente delikate i kanë falur këngëtares xhirimet e klipit më të fundit. Zajmina tashmë e ndjen veten më të rritur profesionalisht por jo vetëm dhe në këtë intervistë ajo rrëfen të rejat më të fundit edhe për jetën private.



    ‘Facebook’, klipi yt më i ri? I dedikohet pikërisht tendencës më të fundit të të rinjve?

    Duke qenë se tashmë Facebook- u është kthyer në një mani për të gjithë, vendosa të bëj një material rreth tij, por me duhet të them që është edhe meritë kryesore e Florian Mumajesit sepse fillimisht ishte ideja e tij, më pas Big Basta shkruajti tekstin.

    Klipi eshte i veçantë në llojin e tij. Ku e ke xhiruar atë dhe sa kanë zgjatur filmimet?

    Gjithçka është mbyllur brenda një dite falë punës pregatitore për gati një muaj. Do të doja të falenderoja të gjithë stafin që u kujdes për këtë klip duke filluar nga motra ime që qëndron në krye të çdo gjëje që është parë në televizor nga shikuesit, parukieren time Elona Balaj që ndryshoi look-un tim edhe këtë herë, Arlin Academy Silhouette për koreografinë. Gjithashtu një falenderim i veçantë është për bashkëpunëtorët e mi të përhershëm ‘Supersonic Production’ që më bëjnë gjithmonë të ndihem e përkëdhelur si artiste, sinqerisht që e vlerësoj shumë. Së fundi, por kuptohet jo më pak i rëndësishëm ka qenë regjisori i klipit Gentian Ferhati, i cili ka bërë një punë për t’u admiruar.

    Ke bërë një tjetër ndryshim në look. Më mirë me flokë të gjatë?

    Ishte diçka e menduar gjatë sepse unë e kisha vendosur që flokët do i ndryshoja sërish për klipin e ri dhe look-u që kam tani besoj se pati impakt mjaft pozitiv dhe mbi të gjitha edhe unë ndjehem mirë me të.

    E duke mbetur tek Facebook-u, në internet prej disa ditësh qarkullojnë urimet se ke patur ditëlindjen por ndërkohë nuk mësuam për ndonjë festë të organizuar nga ti. Ka qenë një festë intime?

    Jo nuk është fare e vërtetë. Fatkeqsisht ky është një problem për të cilin unë jam ankuar edhe në sitin zyrtar të ‘fcb’ por ende nuk i është dhënë një zgjidhje. Ekzistojne disa “ZAJMINA“ dhe njëra prej tyre ka pasur ditlindjen por jo unë. Unë e kam në 17 Qershor. Eshtë e tmerrshme sepse kam marrë shumë mesazhe urimi edhe në celular por nuk di çfarë të bëj për momentin, thjesht do doja që njerëzit të sigurohen që ndodhen vërtet në faqen time.

    Si po shkojne punet me biznesin tuaj, me fustanet e nusërisë?

    Biznesi po shkon shumë mirë dhe jam vërtet e lumtur për këtë.

    Sa kohe shpenzon në dyqan?

    Në fakt nuk kam qëndruar shumë këtë periudhe për shkak të angazhimeve të mia muzikore por pjesën tjetër të kohës që ndodhem në Shqipëri jam në dyqan.

    Si janë këto kohë pasditet e Zajminës?

    Nuk kam fare kohë të lirë këtë periudhë dhe edhe atë pak kohë që kam dua të fle por kryesisht kur nuk jam e lodhur më gjen në Facebook.

    Personi më i afërt të cilit i rrëfehesh për gjithçka?

    Motra ime pa dyshim.

    Mban inate apo mëri?

    Fillimisht bëj sikur më ka mbetur shumë hatri, por kjo nuk zgjat shumë.

    Herën e fundit që je nervozuar apo mbajtur inat me dikë? Si ke vepruar?

    Gjatë xhirimeve mund të jem acaruar me pjesën më të madhe të stafit nga stresi por më kalonte menjëherë. Personat që më njohin prej kohësh e dinë qe e kam gjëndje kalimtare dhe nuk ma vënë veshin fare.

    Flitet se frekuentohesh me një djalë me të cilin ndihesh mirë. Ç’mund të na thuash rreth kësaj?

    Asnjë gjë.

    Dhurata apo surpriza më e fundit që ke bërë?

    Motrës time një udhëtim sepse ajo i ka shumë qejf dhe u lodh shumë me mua për klipin.

    Udhëtimi më i fundit?

    Për këtë po flisja, do të jetë javën që vjen drejt Zvicrës, do të shkojmë për ski.

    Projekti më i afërt?

    Aktualisht po punoj për dy materiale të tjera që do të publikohen në verë.
    avatar
    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Intervista e Arta Bajramit

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 3:30 pm

    Cili është zakoni yt më i mirë?
    Ka shume por do te veqoja dy gjera; jam shum zemergjere dhe shume dorelire.

    Po më i keqi?
    Kokefortesia.

    Pa cilin makijazh nuk mund të bësh dot?
    Mundem edhe pa te fare, absolutisht. Por me pelqen te perdor shkelqim per buz pershembull.



    Pa cilin aksesor nuk do të mund të rrish dot?

    Vethet jan aksesroret e preferuar per mua.

    Cilat janë ikonat e tua të modës?

    Paj, sigurisht se ka shume ne skenen internacionale. Se fundi i fejuari me dhuroi nje fustan nga Roberto Cavalli dhe vertet eshte aq ekskluziv saqe verehet menjehere qe eshte kreacion i ndonje emri te madh ne boten e modes. Koheve te fundit po me pelqejn shume edhe kreacionet nga Valentino,Elie Saab, dhe Donna Karan.

    Cila është modelja jote e preferuar?

    Nuk kam asnje te preferuar.

    Cila është këshilla më e mirë e modës që nuk e ke marrë kurrë?

    Nje keshille qe nuk e kam marre kurre nuk mund te ket qene e mire, sepaku ashtu kam menduar une dhe ajo qfare une mendoj eshte me rendesi per mua dhe jo qfar me keshillojne te tjeret.

    Cila është fraza që të duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?

    Nuk jam per riperseritje te gjerave. Preferoj te ec perpara pa e kthyer koken mbrapa.

    Nëse do të kishe qenë ngjyrë, cilën ngjyrë do të preferoje të ishe?

    E kuqe.

    Po nëse do të kishe qenë këngë?

    Himni kombetar Shqiptar, hahahah (edhepse himni nuk eshte kenge).

    Një gur i çmuar?

    Diamant. Vetem nje gje ta sqaroj mire, nuk do doja te zbukuroja gishterinjte e askujt, hahah.

    Një stinë?

    Vera.

    Një pije?

    Uji (qe te freskon dhe te ben vetem mire). Por per dike ndoshta do te doja te isha nga ajo rakija e rende qe te djeg fytin dhe te deh derisa ta humbasesh trurin, hahaha.

    Një veshje?

    Kapele pasiqe rri vetem mbi koken e tjereve (nese po me kuptoni qka po dua te them, hahah).

    Një gjendje shpirtërore?

    E sapo dashuruar.

    Një mbiemër?

    Bajrami.

    Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

    Ka shume dhe secila ka vendin e vet, prandaj nuk dua te vecoj asnje.

    Cila është gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?

    Gjeja e pare qe bej kur te zgjohem ne mengjes eshte: hap syte (haha).

    Çfarë ka gjithmonë mbi komodinën tënde?

    Parfume, qirinje me aroma te ndryshme dhe bonbon qokollata.

    Cili është ushqimi yt i preferuar?

    Ushqimi italian.

    Cilat janë pushimet që do të pëlqenin më shumë?

    Cdo pushim me pelqen, jam aq e ngarkuar saqe cdo pushim edhe ai me i vogli me ben te ndjehem mire.

    Cili është albumi i parë muzikor që ke dëgjuar?

    Njeriu bashkekohor rritet me muziken dhe kenget. Ne fillim degjon ate qe degjojne prinderit pastaj me vone krijon edhe shijen personale per muziken. Eshte e veshtire te rikujtosh se cilat kenge kam degjuar te parat.

    A ke frikë nga plakja?

    Jo, perkundrazi deshiroj te shof anen pozitive te saj. E verej qysh tani se sa ndryshon shkalla e pjekurise sime tani me ate te para 2 viteve pershembull. I gezohem faktit se kur te plakem do jem aq e pjekur saqe vetem fjale te matura dhe te menduara mire e mire do nxjerr nga goja.

    Mes gjithë dhuratave që të kanë bërë në gjithë këto kohë, cila është më e preferuara për ty?

    Nuk kam deshire te vecoj ndonjeren pasi qe ka shume dhe secila e ka vendin e vet ne zemren time. E thash edhe me larte qe nuk preferoj te vecoj pasi qe jeta nuk ka vetem nje dhurate te qmuar por ka shume dhe do te ledoja vetveten apo edhe tjeret sikur te vecoja nje nga to.

    Cili është shkrimtari yt i preferuar?

    Nuk kam kohe per te lexuar edhe aq. Bota ka dhene shkrimtare shum te medhenj por ne Shqiptaret nuk do te ishim Shqiptare po te mos ishim kaq krenar sa jemi prandaj edhe une po permend nje nga te preferuarit e mi dhe me qellim po e permend kete. Eshte ky i madhi yne, Ismail Kadare. Me dhemb fakti qe nuk e shperblye akoma me qmimin Nobel pasi qe e meriton me te vertete.

    Cila është banda muzikore që pëlqen më shumë?

    Tani sikur nuk po ka grupe muzikore aq legjendare sikur ne kohen e femijerise sime (vitet 80 dhe fillim 90) kur kishte aq shume grupe dhe aq te mire si Metallica, Guns n’Roses, U2, Queen etj etj.

    Po skuadra jote e zemrës, cila është?

    Klubi i basketbollistik i Prishtines.

    Cilat janë tre gjërat që ëndërron të bësh deri në fund të jetës?

    Kam arritur pothuajse gjithqka qe kam enderruar. Nje enderr e parealizur per mua eshte krijimi i familjes (gje qe do te ndodhe ndoshta edhe se shpejti). Tjeter te them te drejten nuk me bije ndermend per momentin. Do te doja te kisha aq shume para saqe ti ipja FUND njehere e pergjithmone skamjes ne mesin e Shqiptareve kudo qe jane por ja qe kjo eshte nje enderr shume e qilter e Artes si tinejgjere por ne kete moshe nuk preferoj te kem endrra qe nuk mund te behen realitet.

    Nëse do të mund të ftoje për darkë ndonjë personazh, edhe ata të kohës së shkuar, kë do të zgjidhje?

    Do e ftoja ish presidentin e USA-se zotin Bill Clinton te cilin do e falenderoja per ndihmen qe ne dha ne vitin 1999. Por jo vetem kaq. Nuk do te isha Shqiptare e vertete sikur mos te provoja qe akoma te perfitoj nga ai, hahaha. Pra do e lusja qe te behet sa me i mire me gruan e tij Hillary Clinton (tani ministre e puneve te jashtme te USA-se) dhe ti kendoj tere naten ne vesh asaj qe te na ndihmoj akoma neve Shqiptareve.

    Nëse do të kishe mundësi për të jetuar në një kohë tjetër, cilën epokë do të zgjidhje?

    Do doja te jetoja ne kohen e Ilireve dhe une te isha Mbreteresha Teuta, hahaha.

    Cili është mashkulli më seksi në botë për ty?

    I fejuari im.

    Cili është defekti më i shëmtuar të një mashkull sipas teje?

    Mendjemadhesia.

    Sponsored content

    Ikonat Re: INTERVISTA VIP....

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Tue Mar 28, 2017 7:12 am