RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    histori dashurie....

    Share

    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat histori dashurie....

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 12:39 am

    VRITEN NGA DASHURIA E NDALUAR...

    Anxhelina Çerpja është përcjellë dje për në banesën e fundit, në një vend vetëm pak metra larg varrit ende të freskët të njeriut, për të cilin ajo u vetëflijua. Dy të rinjtë, që rikthyen në skenë tragjedinë e Romeos dhe Zhuljetës do të jenë bashkë në përjetësi. Dashuria e tyre e ndaluar në të gjallë, tashmë është realitet i një bote tjetër.

    Ndërkohë që kortezhi i gjatë i njerëzve kalon rrugicën e ngushtë mes dy shtëpive, askush nuk flet një fjalë për dashurinë e çiftit, madje edhe dy familjet kanë vendosur ta varrosin bashkë me ta edhe historinë e tyre shekspiriane. Megjithatë fjalët për të vërtetën e vetëvrasjes së dyfishtë dalin, edhe pse shpeshherë nën zë. “Altini nuk është vetëvrarë vetëm për sëmundjen, por edhe për hir të dashurisë së ndaluar”, thonë banorët e lagjes.


    Kundërshtimi

    Historia mes Altin Koçit dhe Anxhelines kishte rreth dy vjet që kishte nisur, pak pasi familja e 22-vjeçares ishte vendosur në zonën e ish-Fabrikës së Tullave në Kamëz. Ndërkohë që prindërit e saj nuk dinin asgjë, familjarët e Altinit e kanë kundërshtuar fort lidhjen mes tyre. Madje ka nga ata njerëz që mendojnë se shkaku i vetëvrasjes së tij ka qenë pikërisht pengesa për t’u fejuar më Anxhelinën. “Që në momentin që ata e morën vesh për këtë lidhje, nuk e pranuan për arsye të ndryshme”, thotë një prej komshinjve të familjes Koçi. Ndërsa i vëllai, Astriti thotë se Altini u vetëvra për shkak të sëmundjes. “Pastaj edhe sëmundja e përkeqësoi situatën shëndetësore të tij dhe kjo siç duket e mërziti edhe më shumë”. Një fakt të tillë e konfirmojnë edhe shumë banorë të tjerë të lagjes, të cilët deklarojnë se familja e djaloshit të vetëvrarë me çifte katër ditë më parë, ka qenë kundër lidhjes së tij me vajzën komshie. Marrëdhëniet janë acaruar edhe më shumë në momentin që Altini ka deklaruar se “do të fejohej me të”. Pavarësisht nga fakti se ai ishte sëmurë, mësohet se prindërit dhe vëllezërit i kanë kërkuar që ai të mendohej edhe një herë e të mos nxitohej për të hedhur një hap të tillë.


    Takimi

    Familja e Anxhelinës ka qenë e fundit, që ka marrë vesh historinë e dashurisë mes dy të rinjve. Madje ata thonë se vetëm dje e kanë mësuar një fakt të tillë, të cilin ende nuk e besojnë. Pak orë pas vdekjes së vajzës mbi varrin e të dashurit të saj, dy familjet janë takuar, duke shuar çdo mundësi mosmarrëveshjeje për këtë ngjarje të rëndë. “Ata janë takuar dhe mes tyre nuk ka asnjë keqkuptim”, shprehen të afërmit e familjes Koçi. Sigurisht që kryefamiljarët kanë vendosur t’i venë kapak historisë, duke kërkuar prej të gjithëve varrosjen e saj bashkë me dy protagonistët, që nuk jetojnë më. “Ata nuk jetojnë më dhe nuk është mirë që të diskutohet arsyeja e vetëvrasjes apo lidhja e tyre”. Kështu shprehet një nga njerëzit e afërt të familjes Çerpja, e cila vazhdon të dyshojë në vërtetësinë e lidhjes së vajzës së tyre me komshiun 24-vjeçar. “Ne nuk kemi pasur dijeni për një gjë të tillë” këmbëngulin vëllezërit e Anxhelinës. Ndërsa letra e lamtumirës për të gjithë mbetet një mister. “Thonë se e ka policia, por ne nuk jemi njohur me të”. Sipas burimeve policore teksti i gjetur pranë trupit të pajetë është një poezi dashurie, ku sqarohej gjithçka rreth vetëvrasjes tragjike.

    Varrimi

    Karvani i njerëzve që kanë mbërritur për të përcjellë për të fundit herë Anxhelinën, kalon heshturazi pranë varrit të Altinit. Askush nuk flet dhe të gjithë me një sy shikojnë grumbullin e dheut të njomë, ku vetëm një ditë më parë u gjet pa jetë Anxhelina. Në ceremoninë e varrimit janë mbledhur qindra njerëz, të cilët kalojnë në një varg të gjatë me trupin e pajetë të 22-vjeçares së vetëvrarë për një dashuri, që nuk u realizua kurrë. Dy varret nuk janë shumë larg njëri-tjetrit, kështu dy të rinjtë do të jenë bashkë të paktën në përjetësi. Pikërisht aty ku edhe u mbyll akti i fundit i tragjedisë. Dy të rinjtë u vetëvranë njëri pas tjetrit për dashurinë, duke rivënë në skenë një prej tragjedive më të mëdha botërore të Shekspirit.

    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Te dashuroja edhe te vdekur,ashtu si ti mua!

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 12:40 am

    U njoftuam rastesisht kur une erdha si një mysafire ne qytetin tend.Kisha arrdhur tek një kusherire e imja qe banonte prane shtepis tende aty ku isha nisur te qendroj për dy muaj sepse e kisha një arsye qe me duhej te qendroja.

    Krejt rastesisht te takova ditën e dyte pasi kisha arrdhur ne at qytet ku ti ishe lindur dhe banoje,kurr nuk i kam besuar "dashuris ne shikim te pare", ate dite mu rrenqeth i tere trupi kur ti pashe ato sy qe pa nderpreje me trazuan mua dhe shpirtin tim.

    Mbasi dilnim nga e njejta mahalle,mendove se ishe banues i ri i asaj shtepie dhe ma bërë me koke,kurse une ne shenje respekti te pershendeta..

    Mendova se nga ai moment nuk te dhashe vetem një Përshëndetje por edhe shpirtin qe kurr me pare se kishte njohur dashurine. Edhe ti e di mirë se qe nga ajo dite ne dy muaj te tere qendruam se bashku si shok-shoqe me te ngusht se askush tjeter.Sa mirë ishte kur bisedonim se bashku, kur qeshnim dhe fatkeqesisht kur për here te pare qavem se bashku ateher kur ti morre lajmin afer meje se kishe humbur baben.E ndaje kete hidherim me mua sikurse me një moter apo grua.Po asnjera nga keto nuk isha une,une isha thjesht një vajz qe te dashuroja dhe nuk mund te tregoja për kete, dhe ti një djal qe me dashuroje dhe njejt si une nuk mundje te ma thoje.

    Dita e fundit..Ateher kur mua me duheshte te kethehem ne qytetin tim,ishte pak vone por ne te dyte vendosem ne një moment te thonim një fjal,një fjal te cilen e thame ne një moment sikurse i kishim shumë gjera te perbashketa edhe mendimet i kishim ashtu..Ti fillove te pershperisesh kurse une mblodha fuqi dhe nga te dyte doli një fjalë qe e prisnim me pa durim nga njeri tjetri..me shumë se gjithcka tjeter ne bote,shikuam njeri tjetrin ne sy dhe foli zemra nga për brenda duke një fjal te perbashket "Te Dua"


    Edhe pse kane kaluar kater vite nga dita qe lam dashurine,kur flas dhe kur e kujtoj po me dridhet zemra e po me qan shpirti.Por nuk me mjafton një leter edhe një roman qe te pershkruaj te gjitha ato qe ne te dy i perjetuam dhe i lam pas.

    Kaloi një muaj nga dita qe me percolle dhe kur për here te fundit te foli shpirti jot duke me thene te dua,një muaj i tere qe s'te kisha pare dhe qe s'ta kisha degjuar zerin.një pasdite te bukur kur po mendoja gjithcka nga emocionet tona,një telefonat me prishi mendimin dhe me la ne gjysem kenaqesin qe po perjetoja shpirterisht.Ishte nena e cila kishte bërë zemren gur për te me lajmin me te zi te jetes time,lajmin qe gjithë bota me dukeshte e kote,lajmin qe ndalonte kengen e bilbilave,lajmin qe mua me ndaloj zemren,lajmin qe kurr nuk ma hoqi lotin nga syri dhe lajmin qe kurr ne jet nuk e kisha paramenduar se do e digjoja..me ze te ngjirur zemer te thyer me tha sejal qe une e dashuroja kishte bërë ndeshje ne te cilen kishte humbur jeten, fjala ishte për ty i dashur,si do vazhdoja jeten une,kush do me thoshte te dua,kush do me bente te qesh,kush do me fshinte lotin kur do qaja kuuuush?!

    Vetem një lajme e ketheu jeten time nga një lule ne një ferr te tmerrshem..ohhh zot çpo me ndodh mua!
    Erdha te nesermen, kerkoja qe te vizitoj varrin tend pasi s'pata mundesi te vija ne varrimin tend.Por me një zemer te ngrir dhe me një shpirt te pa shpirt u nisa për tek ty,bile nuk di edhe nga ku e mora ate guxim për te te vizituar jo te gjall.Nder gjerat qe me habiti me teper ishte se tek varri jot kishe vetem emrin e shkruar,as daten e linjdes e as te vdekjes,as edhe ndonje foto për kujtim.

    Vendosa te flas me babin dhe kerkova nga ai ndihme qe mbasi familja jote s'kishte ndermar asgje,vendosem qe ne te bejme varrin me te bukur ne ate qytet qe ekzistonte.E bera..Por ajo ishte e kote dhe e tepert.Pse i dashur e bërë me mua perse?!


    Pasi kaluan tre vite duke ardhur une ç'do dy jave te vizitoj varrin tend,gjithmon ne zemer me dashurine qe kisha për ty, isha betuar se s'do njihja njeri tjeter peros teje.
    A te kujtohet?Ne ateher kur takoheshim fshehurazi kishim një shoqe qe na ndihmonte te takohemi dhe te shmangim "flagrancat".Mendova se e kisha shoqe te zemres por pse nuk ishte ashtu?

    Ehhh sa here kisha ardhur une ne at qytet ku ju te dy banonit dhe sa her te thash te varri se te dua duke derdhur një liqen me lot,sa her te thash se me mungon,sa her te thash se jeta ime pa ty skishte kuptim,sa her te thash qe zemra ime pa zemren tende as nuk rrihte me,sa her te thash i dashur sa?Nuk me ketheve pergjigjie asnjeher..Por nuk e kisha ditur se vertet ne jet ndodhin çudira te pa besueshme te cilat na bejne te mos besojm as "kemishen" tone.

    Asnjeher nuk besoja ne keto gjera,deri ditën kur kusherirja ime me thirri urgjentisht ne qytetin tend për te par "realitetin e hidhur"

    Erdha dhe fjala e saj e pare ishte qe te behem e fort sepse deshironte te me tregonte diçka,une shumë gjentile e pranova..Por e quajta te marr ate kur filloj te me tregoi se ti ishe gjalle dhe ishe kthyer mbas tre viteve nga Gjermani dhe se te kishin fejuar me shoqen me te mirë te zemres time qe ne dy kishim dikur e qe na ndihmonte te takoheshim fshehurazi ne dashurine tone.

    Jo o zot jo,nuk mund te ndodhin gjerat keshtu kaq thjehst edhe kaq pa pritur.Pse une isha kaq e humbur,pse kisha besuar te gjitha ato gjera perse?

    Nuk mund ti besoja sepse une isha e bindur se ti kishe vdekur,jo vetem aq por edhe te kisha bërë varrin me te bukur ne at qytet.Qendruam ne ballkonin e shtepis te kusherires time qe ndodheshte perball shtepis tende deri moemntin kur ti dole dore për dore me shoqen time.Asnjeher skisha besuar se qielli mund te dukeshte i zi..ai moment ma vertetoj ate gje.Nuk shihja nga syt,zemra pothuajse u ndal,fryme nuk merrja dot,truri nuk funksiononte dhe asgje tek une me nuk ishte e gjall.

    Ashtu si isha e ulur duke shikuar nga ballkoni mendova se me s'do levizja nga ai vend sepse për mua ne at moment jeta kishte marre fund. Njeriun qe e kisha qar për tre vite duke menduar se është i vdekur, njeriun qe kisha dashur me shpirt dhe qe ende e doja, ishte gjalle..ishte gjall dhe ishte fejuar me shoqen tone me te mirë.

    Akoma me dukeshte enderr..nuk arrija te besoja asgje.Vetem ne një moment fillova te pajtohem me te vertetn dhe nuk di pse e bera.Por serish fillova te mendoj!Pse une isha e genjyer se ai njeri kishte vdekur?Me çdo kusht kerkova te takoj nenen e tije dhe e bera.Pas pyetjes qe i bera une se perse me genjeu duke me thene se djali i saj kishte vdekur ne një aksident rrugor,nena e tije duke u pergjigjur shkurt me tha se ishte ajo qe kishte menduar genjeshtren e saj e "shpifur" për ndarjen tone.Dhe se arsyja ishte shumë e thjesht.I urrente njerzit dhe familjen time..edhe ty i dashur te kishte derguar ne Gjermani dhe pas një kohë te kishte thene se edhe une jam e vdekur.Pra për nenen tende ne te dy ishim te vdekur për se gjalli..


    -Mund te paramendosh se çfare na ka bërë nena e jote,vetem pse i urrente njerezit e qytetit tim,na ndau dhe na shkaterroi jeten.

    Degjova kusheriren një dite duke biseduar me ty kur i thoje se ende me dashuron edhe pse je me dike tjeter.Ti e dije tashme se une jam e gjalle,por nuk mund te ishe me mua sepse ishe fejuar me dikend tjeter dhe prisje qe te martohesh brenda një muaji.

    Une isha e ftuar ne at darsem,dhe ftesen e kisha pranuar me gjithë zemer,jo se mund te duroja te te shoh me shoqen me te mirë dhe te ngusht,por qe te te shoh se a dukej lumturia ne fytyren tende apo do te vuash ne ditën me te bukur te jetes tende.Dhe shumë qart tregonte fytyra jote pasqyren e zemres tende.Ndonese askush nuk arrinte te kuptoj ate buzeqeshjen tend eironike,isha une ajo qe te njihja shumë thell dhe te kuptoj shpirtin dhe fjalen e zemres tende.Ty te priste një jet me vuajtje dhe pa dashuri..njejt si ajo qe me priste mua!


    Une nuk ndjehem fajtore,ishte nena e jote qe na ndau,ajo e cila shkaterroi te birin e saj por edhe shpirtin e një vajze me dashuri te kristalte.

    Edhe pas shumë viteve e di se sa zemra jote vuan për mua..me shumë flet emri i vajzes tende te pare,e cila mban emrin tim.
    Jame shumë e lumtur qe vajza jote mbane emrin tim,por lutja ime deri tek zoti është qe ajo mos te kete te njejtin fate te "ish te dashures" te babait te saj.

    Kurse une po jetoja krenare me betimin tim qe kurr nuk do dashuroj një djal tjeter..

    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Ku iku Besa dhe fjala e saj?

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 12:41 am

    Kisha degjuar shoket e mi kur flisnin për te dashurat e tyre tradhetare qe nuk ia dinin vleren dashurise. I kisha pare me syte e mi se sa vuanin ato, por asnjehere nuk mund ta paramendoja veten time ne mesin e tyre. Me kujtohet, sa here thonin se tradhetia e vajzes është e rende, e une qeshja me ato sepse me dukej dicka e pabesueshme.

    Pas një kohë me ndodhi vete, e pranoj. Me ndodhi ne ate menyre qe nuk me shkon mendja te dashurohem perseri. E takova ate vajze ne ditelindjen e një shoqes, pastaj u njohtuam me njeri-tjetrin. Me pelqeu shumë, sidomos emri i saj - Besa. Ishte vajza me e sjellshme ne shkolle, e bukur, me trup te holle, floke te zeza dhe sy ngjyre qielli. Dicka qe e bente te vecante ishte buzeqeshja e saj qe kishte gjithmone ne fytyre dhe shpirti besnik.



    Pas një kohë te shkurter u dashuruam dhe filluam te bejme plane për te ardhmen. Shpesh here me thonte se urrente vajzat qe duan pasurine, nuk e di pse, ndoshta se une isha i pasur dhe Besa e dinte kete. Kur flisnim për martese, thonte se i pelqente te jetojme ne një fshat te larget, ne një shtepi te vogel, me natyre te bukur. Donte te kemi shumë femije, sepse ciftet e dashuruara bejne me shumë, keshtu thonte ajo. E une e kundershtoja duke i thene se femijet s'do na linin rahat te shijojme njeri tjetrin. C'do dite na shkonte duke qeshur dhe duke bërë plane për te ardhmen tone. për martesen tone qe nuk u realizua kurre.

    një dite duke shetitur, rastesisht e takuam vellane tim dhe e ndalova për ta njohtuar me Besen. Familja ime ende nuk e kishte pare dhe as nuk e dinte se une isha i dashuruar me ate. U ulem te tre ne një lokal, për te biseduar me lirshem. E verejta se Beses i shendrisnin syte nga gezimi, por nuk e kuptova se c'gezim kishte. E shihja shpesh here duke bërë disa shenja me vellain tim. Ai ishte me i madh se une dhe me i bukur ne pamje. C'dohere ka qene i shoqeruar me femrat dhe për kete gje ato c'mendeshin pas tij. Nuk kishte asnje vajze ne qytet qe do refuzonte propozimin e tij, sepse ishte i bukur dhe i pasur gjithashtu. Por te Besa nuk me kishte shkuar mendja kurre, ate e dija si vajze te sinqerte...Te pakten keshtu me dukej mua.

    Prej asaj dite, Besa filloi te largohet nga une, dita-dites me shumë. Nuk e kuptoja perse, sa here e pyesja me thonte se ishte e zene me provimet dhe nuk kishte shumë kohë për mua. U mundova ta kuptoj edhe pse nuk doja. Ne ishim mesuar te shetisim c'do dite dhe kjo gje me dukej jo normale. C'fare mund te kete ajo? një mije pyetje me silleshin ne koke, por asnjera prej tyre nuk kishte pergjigje. Keshtu kaluan disa muaj, deri sa ne fund me erdhi pergjigja e papritur...Besa ishte larguar nga qyteti bashke me vellain tim. Ai ma beri kete gje nga inati, kurse Besa ime e beri nga interesi.

    I tregova familjes time për lidhjen qe kisha une me ate. U erdhi keq për mua dhe vendosen te mos e pranojne vellain tim ne shtepi. Ne njiheshim si familja me e mirë ne qytet, por vellai na uli vleren me poshtersine qe tregoi. Doli tradhetar, bashke me Besen time. Vajzen qe e doja me shumë se c'do gje ne bote.

    Kaluan plote tre vjete dhe u kthyen ne qytet, te martuar. U shperngulen ne një apartament perballe shtepise sime. Nuk e di perse donin te me shkaktojne dhimbje edhe me shumë. Ku do gjeja une fuqine dhe guximin për te kaluar prane tyre? Si do ta shihja une Besen time ne krahet e një tjetri? Sa here i shihja nga dritarja, te kapur për dore duke qeshur me njeri-tjetrin. A thua kishin aq shumë dashuri, apo e benin kete gje nga inati? Me kujtoheshin premtimet dhe planet qe benim bashke. Fshati i larget, shtepia e vogel, femijet dhe mbi te gjitha dashuria jone...

    ...Besa theu besen qe ma dha, vrau zemren time dhe me ndau nga vellai perjetesisht. Ajo lindi tradhetare dhe do vdese e tille!

    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Me dhuroj zemren qe une te jetoj,por ai..

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 12:42 am

    Jeta i jepet njeriut njëher edhe prandaj secili përpiqet që ta jetoj sa më mirë dhe ti marr prej saj të gjitha "Frytet" që ajo mund ti ofroj.Ecim në rrugën të cilën na e ka parashikuar fati,me qëllim shprese dhe ambicie për një jetë sa më të lumtur për vetveten dhe për të dashurit tanë.Duke ecur në rrugën e pa pare prej fatit,jeta e njeriut mund të jetë shumë e bukur,por jo rallë ajo di të jetë edhe shumë e keqe,ndërsa çmimi që duhet paguar mund të jetë shumë i shtrenjtë.
    Një ngjarje e tillë është mes Valbnës dhe Dritanit.Dy të rinj,ajo Korçare ndërsa ai nga Tirana.Ndoshta ka qënë fati ai që ka dashur,që dy të rinjtë të njihen dhe ndërmjet tyre të linde dashuri për të cilën ata do te ishin te gatshëm të sakrifikonin edhe jetën...
    Gjithçka fillon kur Valbona mbasi mbaron shkollën e mesme në Korçë,vendos që të studiojë për ekonomi në Tiranë.Si studente e re njoftohet me shumë kolegë dhe kolege,por në mënyrë të
    veqant i pëlqen shoqëria me Dritanin,i cili po ashtu ishte koleg i saj.Shoqerimi mes tyre nxit zjarrin e dashurisë,e cila i përcjell për tërë jetën.
    Dashuria e fortë dhe dëshira për të qënë së bashku ka bër që dy të rinjtë të jetojnë së bashku në shtëpin e Dritanit,e cila me kënaqësi pranohet nga ana e prindërve të tyre.Valbona dhe Dritani
    ishin te gatshëm të japin edhe jetën për njëri-tjetrin,ndërsa jo rralle ndodhte që Dritani të thoshte ''do ta jap zemren për ty'' .Këto fjalë të Dritanit sikur i dëgjoi fati..
    Problemet!
    Nuk kaloj më shumë se një vitë të bashkjetesës se tyre dhe filluan problemet serioze.Bukuroshja Korçare pësoi komplikime me sëmurjen e zemrës,një gjë te cilën e ka pas që nga lindja.Mirëpo tani ishin tëpër të komplikuara dhe kërkoheshte intervenim i menjëhershëm.Ajo i kishte treguar të dashurit se problemet e zemrës e ndjekin që nga fëmijëria,mirëpo dashuria e Dritanit ishte më e forte dhe ai vendosi që të jetoj së bashku me Valbonen deri në fund.Mirëpo për shkak të
    problemeve serioze,të cilat zemra e njome e Valbones nuk mund t'i duronte ,ishte e nevojshme që ajo të transferohet në Itali,ku i duhej një transplatim zemre.E problemi i radhes ishte grupi i rrallë i gjakut.

    Nuk kishte ndihmë edhe pse kur u gjet grupi i gjakut,pasi zemra e Valbones ishte seriozisht e "goditur".Po shuhej një jetë e porsanisur,ndërsa dëshira e fundit e Valbonës ishte që të shoh edhe
    njëher për së fundi Dritanin të dashurin e saj.Prindërit e saj e informuan Dritanin për gjendjen e Valbones dhe për dëshiren e saj te fundit.
    Amaneti!
    I vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendej e dashura e tijë,Dritani shkoi ne Itali por në të njëjtën kohë kërkoj zgjidhje për ta shpëtuar Valbonën.Kishte të njejtin grup të gjakut dhe vendosi që zemrën e tijë në të vërtet t'ja jap të dashurës ashtu siç i kishte thënë edhe shumë


    hërë.Shkruan letrën e fundit dhe niset për në Itali me automjetin e tijë.Rruges duke shkuar me vetëdije shkakton aksident në të cilin humb jetën,kurse në xhepin e xhaketës kishte lën amanetin e
    fundit drejtuar të dashurës së tijë:

    "Cfar vlen jeta ime pa ty?Ti je jeta ime!Prandaj po ta jap zemren time me shpres se do kesh një jete te lumtur..por pa puthjet e mia,pa shikimin tim,pa mbeshtetjen time,pa ngrohtesin time,perveç hijes e cila do të të qëndroj si engjëll mbrojtës"
    Ekipet e shpëtimit reaguan shpejt dhe pasoi transplatimi i zemrës duke shpetuar Valbonën e cila duheshte të jeton "me zemrën dhe pa zemrën e saj"
    Ajo shpesh herë amanetin e të dashurit e shpjegon me fjalet:"Gjithmone Dritani më thoshte se do të ta jap zemren,dhe akoma nuk arrij të besoj se si e bëri atë në vepër"..
    Dritani do jet brenda meje dhe me mua përjetesisht në një dashuri të pa shuar!

    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat një djale dhe një vajze po ecnin me një moto me 100km/h ne një autostrad

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 12:44 am

    Vajza:ule shpejtesin se kam frig.
    Djali:kjo është shum bukur shtrengohu tek un.
    Vajza:jo, jo nuk esht, te lutem ,ule shpejtesin.
    Djali: mir me thuaj qe me do.
    Vajza: te dua, po te lutem ule shpejtesin se kam frig.
    Djali: tani me perqafo fort dhe me thuaj prap qe me do.
    Vajza: (e perqafon) te dua
    Djali:mund te ma heqesh kasken te lutem? po me besdis shum edhe veje ti te lutem...
    TE DUA!!!

    ditën tjeter del ne gazete: një moto perplaset me një ndertese për mungese frenash.
    vetem një person mbijetoj nga ata te dy. e verteta esht se ne mes te rruges, djali e kuptoi se frenat nuk i punonin, por nuk donte qe vajza ta dinte.
    I tha qe ti thonte qe e donte edhe qe ta perqafonte për here te fundit, dhe i tha qe ta vente ajo kasken qe ajo te jetonte, edhe pse...e dinte qe do humbiste jeten e vet.

    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Vetem një Enderr

    Mesazh nga lani prej Thu Sep 03, 2009 12:44 am

    Nuk kam mundur te te them ate qe ndjej kurre, nuk e di perse nuk e di për c'shkak .Ndoshta sepse ne metamorfozen e jetes time nuk pati vend edhe për ty .Nuk ishte frike jo , nuk ishte druajtje , ishte thjesht menyra ime për te te then te dua .NUk mundem te ishim bashke sepse une nuk doja te te vrisja pak nga pak duke te marre shpirtin me egzistencen time .Nuk munda sepse te doja me shumë sesa veten , sepse ti për mua ishe e gjithë bota ishe vete jeta .Mu be qejfi kur te pash e veshur nuse, ishe e lumtur dhe une isha i lumtur për ty .Mu be qejfi kur te pashe me vellon e bardhe dhe për një cast pa dashur e imagjinova veten perkrah teje por pastaj endrra u prish dhe u kthye ne makthin e realitetit ne te cilin jetojm .Edhe lulet qe i gjeje gjithmon poshte shtepise kur dilje për te shkuar ne shkolle une ti sillja, edhe dhuratat , serenatat ne netet me hene .Nuk kishte fraksion te jetes time qe une nuk ta dedikova ty, ta dedikova me gjithë shpirt dhe e vetmja gje qe doja ishte te jepja shpirt prane teje .Une te fala jeten ,porsi te fala puthjet e dhene djemve te tjere, dashurite vrasese , endrrat e thyera , pasionet jetime, te fala gjithcka .Ne dasmen tende piva si i marre , piva sepse ti ishe gezimi i jetes time dhe ajo ishte dita jote , ishte dita ku ti ishe e lumtur dhe une isha i lumtur për ty .NUk ta kisha thene jo qe mua nuk me ngelnin edhe shumë momente jete, nuk me ngelnin edhe shumë momente qe une te isha i lumtur me lumturine tende.Tashme qe gjithckaje i erdhi fundi dhe jeta ime mori rrugen qe duhet te merrte dua te te them vetem dy fjalë, dy fjalë qe te lutem te kesh miresine ti degjosh .Endrra ime...

    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    Ikonat Re: histori dashurie....

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ prej Thu Sep 03, 2009 1:07 am

    lani shkruajti:Vajza:ule shpejtesin se kam frig.
    Djali:kjo është shum bukur shtrengohu tek un.
    Vajza:jo, jo nuk esht, te lutem ,ule shpejtesin.
    Djali: mir me thuaj qe me do.
    Vajza: te dua, po te lutem ule shpejtesin se kam frig.
    Djali: tani me perqafo fort dhe me thuaj prap qe me do.
    Vajza: (e perqafon) te dua
    Djali:mund te ma heqesh kasken te lutem? po me besdis shum edhe veje ti te lutem...
    TE DUA!!!

    ditën tjeter del ne gazete: një moto perplaset me një ndertese për mungese frenash.
    vetem një person mbijetoj nga ata te dy. e verteta esht se ne mes te rruges, djali e kuptoi se frenat nuk i punonin, por nuk donte qe vajza ta dinte.
    I tha qe ti thonte qe e donte edhe qe ta perqafonte për here te fundit, dhe i tha qe ta vente ajo kasken qe ajo te jetonte, edhe pse...e dinte qe do humbiste jeten e vet.

    E DYTA HER QE E LEXOJ KETE HISTORI DHE PRAP MU MBUSHEN SYT ME LOT Crying or Very sad Crying or Very sad

    LITI23
    Antar 50%
    Antar 50%

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 191

    Piket : 215

    Vendodhja : lac

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 24/09/2009

    Mosha : 23

    Hobi:: : femrat

    Ikonat Re: histori dashurie....

    Mesazh nga LITI23 prej Tue Oct 20, 2009 3:42 pm

    JO........ MERE NJE FACOLET NGA ANA IME.......HAHAHAHAHA

    Erisa
    Antar 50%
    Antar 50%

    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 99

    Piket : 104

    Vendodhja : Tirane

    Reputacion : 3

    Data e hyrjes : 29/09/2009

    Mosha : 26

    Hobi:: : Muzika

    Ikonat Re: histori dashurie....

    Mesazh nga Erisa prej Tue Oct 20, 2009 5:13 pm

    Shume prekese kjo histori

    Sponsored content

    Ikonat Re: histori dashurie....

    Mesazh nga Sponsored content Today at 11:50 am


      Ora është Sat Dec 10, 2016 11:50 am