RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    THASHETHEME VIP-ash NGA SHQIPERIA

    Share
    avatar
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    Ikonat THASHETHEME VIP-ash NGA SHQIPERIA

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ prej Wed Sep 02, 2009 10:11 pm

    Jonida Maliqit i vjedhin çantën

    Ka edhe çudira. Aty ku të gjithë shkojnë me veshje firmato dhe përdorin parfume të kushtueshme gjenden edhe njerëz, që duket se fshehin nën veshjet e shtrenjta dhe klasin e shtirur, vese të tmerrshme. Këngëtarja Jonida Maliqi, e përfolur si një këngëtare e pasur është bërë pre e këtyre veseve. Pikërisht në sallën e 'Supermodel of the World', këngëtares i kanë vjedhur çantën,
    madje duke ia tërhequr pas karriges ku Jonida e kishte vendosur.
    Fatmirësisht shoqja e Jonidës ka arritur ta gjejë, ndërsa grabitësja
    e saj, (një prej femrave të ftuara) ishte përpjekur ta mbulonte me një shall. Gjithsesi, kjo nuk i ul aspak vlerat e eventit, por na bën
    të kuptojmë, që jo gjithmonë pas të ashtuquajturës shoqëri mondane,
    ka vërtet mondanitet.
    avatar
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    Ikonat Re: THASHETHEME VIP-ash NGA SHQIPERIA

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ prej Wed Sep 02, 2009 10:12 pm

    Çiljeta dhe Ingriti dy mikeshat rivale

    kanë kuptuar se në art është mirë të kesh shumë miq. Dhe pas bashkëpunimit të tyre në këngën “Puçi, puçi”, që shumë shpejt pritet të shfaqet edhe me një videoklip Çiljeta dhe Ingri ti kanë filluar të shoqërohen më shumë së bashku, duke shfaqur vlerësim reciprok për njëratjetrën. Ndonëse në këngën që kanë realizuar së bashku dy vajzat shfaqen si rivale dashurie, që përfundojnë në ring për mashkullin e preferuar, realisht ato janë shoqe shumë të mira. Të dyja janë fotografuar mbrëmjen e së enjtes, pak momente përpara realizimit të xhirmeve përkatëse, duke qenë se edhe radha e tyre ishte në fillim për Ingritin e më pas për Çiljetën.
    Ajo që bie në sy tek të dyja vajzat është pamja e tyre. Janë të dyja me kaçurela, ndonëse njëra bionde dhe tjetra brune. E ndërsa Ingriti ka zgjedhur një veshje në ngjyrë ari tepër të kushtueshme, Çiljeta ka veshur një fustan jeshil që e vë në dukje edhe më tepër, ngjyrën e syve të saj.
    avatar
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    Ikonat Re: THASHETHEME VIP-ash NGA SHQIPERIA

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ prej Wed Sep 02, 2009 10:12 pm

    BLEONA NË KRAH TË PACOLLIT

    Këto ditë Bleona Qerreti ka qenë shoqëruesja e nderit e liderit të Aleanca Kosova e Re, Bexhet Pacolli, në fushatën që ai po bën për zgjedhjet që do të zhvillohen në Kosovë. Në çdo qytet apo fshat ku Pacolli ka shkuar, ka qenë edhe këngëtarja së bashku me Genc Prelvukaj, për të kënduar këngën “Mandarin”, që siç duket po kthehet në një himn të fushatës që po bën Pacolli. Por fushata e Pacollit po i shërben edhe Qerretit në një farë mënyre, për të lançuar këngët e saj të reja.
    avatar
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    Ikonat Re: THASHETHEME VIP-ash NGA SHQIPERIA

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ prej Wed Sep 02, 2009 10:12 pm

    SONI MALAJ DHE DASHURIA E PAZBULUAR PËR KAFSHËT

    Soni Malaj këtë herë do të vijë krejt ndryshe, më një veshje dhe pamje që kurrë më parë nuk është parë. Këto ofrohen në këngën e saj më të fundit, klipin e së cilës po e përfundon me merak regjisori i mirënjohur ku të gjithë mbështeten për të krijuar diçka vërtet cilësore, Alexandri. “Zik-Zak” është titulli i këngës e cila ka impenjuar me përkushtim në shërbim të dashurin e saj të zemrës Florin, si dhe Big Bastën e Ervin Gonxhin. Video e këngës do të publikohet së shpejti ekskluzivisht për Albaniac.com Foto që shihni i përket çasteve nga sheshi i xhirimit. Vetë Soni për këtë këngë është shprehur se është mjaft e rëndësishme dhe çdo gjë do të donte ta realizonte në perfeksion.
    avatar
    elton pergjergji
    Antar 60%
    Antar 60%

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 305

    Piket : 335

    Vendodhja : lacvegas

    Reputacion : 6

    Data e hyrjes : 17/08/2009

    Mosha : 24

    Hobi:: : killer

    Ikonat Re: THASHETHEME VIP-ash NGA SHQIPERIA

    Mesazh nga elton pergjergji prej Fri Sep 25, 2009 8:48 pm

    Martohet Ledina Çelo
    Me Naimin është njohur 11 vjet të shkuara, ku edhe kanë lindur shkëndijat e para mes tyre. Ai ishte kampion bote në atë kohë në sportin e Kik Boksit. Është me origjinë nga Kosova dhe jeton në Gjermani. Por vetëm pas 10 vjetësh do të takoheshin dhe të shiheshin gjithnjë e më shpesh. Dashuria ishte e paevitueshme në këtë rast.










    Bashkëshorti, Naim Kabashi ish kampion i botës në Kik boks
    Ledina Çelo i jep fund beqarisë. 33 vjeçarja e mirënjohur është martuar pak ditë më parë me të dashurin e saj Naim Kabashi. Këngëtarja që dukej se ishte zhdukur kohët e fundit vjen në “Bluetooth” me lajme sensacional që ka të bëjë me jetën private e atë profesionale.

    Lidhja

    Me Naimin është njohur 11 vjet të shkuara, ku edhe kanë lindur shkëndijat e para mes tyre. Ai ishte kampion bote në atë kohë në sportin e Kik Boksit. Është me origjinë nga Kosova dhe jeton në Gjermani. Por vetëm pas 10 vjetësh do të takoheshin dhe të shiheshin gjithnjë e më shpesh. Dashuria ishte e paevitueshme në këtë rast.

    Këngëtarja dhe sportisti pas një lidhjeje një vjeçare kanë vendosur të celebrojnë raportin e tyre, e menjëherë kanë nisur përgatitijet e dasmës, të cilat do të na i rrëfejë vetë Ledina në momentin e duhur. Ndihet e lumtur dhe e qetë, e aq më tepër që edhe nga ana profesoinale aktualisht ndihet e realizuar, por ama gjithmonë me ambicie të reja. Siç është aktualisht kënga që sapo ka realizuar.

    Kënga “Dangers”

    Ende në televizionet muzikore shfaqet hiti i saj i fundit “Të ndjej të huaj”, një supersukses i këngëtares. Pas saj duket se Ledina Çelo u zhduk... Por jo. Ajo është kthyer më e rrezikshme se kurrë. Ka realizuar këngën e saj të titulluar “Dangers”, që vjen në anglisht dhe është më e sigurt se asnjëherë për të mbërthyer jo vetëm ekranet shqiptare por edhe ato evropiane.

    Vizitat në Shqipëri

    Ledina u pa dhe këtë verë në Shqipëri. Vizita tek nëna e saj në fillim të qershorit në Tiranë do të tërhiqte menjëherë vëmendjen e organizuesve të koncerteve të fushatës, të Partisë Demokratike, të cilët do ta rekrutonin menjëherë këngëtaren.

    Kështu Ledina u bë rastësisht pjesë e një turi nëpër Shqipëri. Ledina Çelo tashmë e ka provuar veten para artistëve të huaj në pjesëmarrjen e saj në “Eurovizion” dhe është mjaft optimiste se gjërat këtë herë do të marrin drejtimin e duhur
    avatar
    elton pergjergji
    Antar 60%
    Antar 60%

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 305

    Piket : 335

    Vendodhja : lacvegas

    Reputacion : 6

    Data e hyrjes : 17/08/2009

    Mosha : 24

    Hobi:: : killer

    Ikonat Re: THASHETHEME VIP-ash NGA SHQIPERIA

    Mesazh nga elton pergjergji prej Fri Sep 25, 2009 8:50 pm

    Britney Spears si 14 vjeçe filloi të ketë seks, ndërsa 15 vjeçe të drogohet

    Nuk kanë të ndalur fjalët për jetën e shthurur që ka bë pop-princeza Britney Spears. Nëna e këngëtares Lean Spears (53), pohon se vajza e saj ka filluar të konsumoj alkool që nga mosha 13 vjeçare ndërsa virgjërinë e ka humbur në moshën 14 vjeçare me një futbollist 18 vjeçar. Në moshën 15 vjeçare shkoi në Los Angeles të incizoj albumin e parë të saj ‘’Baby one more time’’ dhe atëherë hyri edhe në botën e drogës. Nëna mendon se fajtori kryesor për krizën psikike që kalon vajza e saj është karriera e hershme e saj. Tani ajo ndjen keqardhje pse nuk ka tentuar të ndalon vajzën e saj që tjerët ta trajtojnë si objekt seksual, posaçërisht në video-spotet që ajo i realizonte. Kur mbushi 16 vjeç e njohu Justin Timberlake dhe që atëherë pohonte se është e virgjër. Kriza artistike dhe emocionale dhe sot është pjesë Britneyt, e cila ende vuan nga pasojat e karrierës së saj të hershme
    avatar
    elton pergjergji
    Antar 60%
    Antar 60%

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 305

    Piket : 335

    Vendodhja : lacvegas

    Reputacion : 6

    Data e hyrjes : 17/08/2009

    Mosha : 24

    Hobi:: : killer

    Ikonat Re: THASHETHEME VIP-ash NGA SHQIPERIA

    Mesazh nga elton pergjergji prej Fri Sep 25, 2009 8:51 pm

    Rihanna, foto nudo ne internet
    Kengetarja u eshte shtuar listes se personazheve VIP, fotot e te cileve jane perhapur online, edhe pse ka dyshime per autenticitetin e fotove. Behet fjale per gjashte foto te shkrepura nga vete kengetarja, te postuara vetem nje dite me pare ne internet.

    Rihanna eshte bere viktima e fundit e nje skandali me foto nudo te publikuara ne internet.
    Ne dy prej tyre shihet qarte Rihanna duke u zhveshur perpara kamerave ne banjen e nje suite te nje hoteli luksoz, por ne fotot e tjera shfaqen vetem pjese te trupit te nje vajze te zhveshur. Fotot u publikuan fillimisht ne Imagehaven.net, qe gati u bllokua nga klikimet e shumta te fansave, per fotot e skandalit.

    Dyshohet se kengetarja ka nxjerre veten ne “London Hotel” ne West Hollywood, ku ajo ka qendruar me ish-te dashurin Chris Brown. Rihana shfaqet ne njeren nga fotot perballe nje pasqyre, ku shkruhej: Te dua Robin, me mungon”. Emri i vertete i 21-vjecares nga Barbadosi eshte Robyn Fenty.

    Ne nje tjeter foto, shfaqet ish-i dashuri Chris Brown me te mbathura ne koke
    avatar
    elton pergjergji
    Antar 60%
    Antar 60%

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 305

    Piket : 335

    Vendodhja : lacvegas

    Reputacion : 6

    Data e hyrjes : 17/08/2009

    Mosha : 24

    Hobi:: : killer

    Ikonat Re: THASHETHEME VIP-ash NGA SHQIPERIA

    Mesazh nga elton pergjergji prej Fri Sep 25, 2009 8:55 pm

    Martohet Arta Bajrami
    Lidhja e Artës me Jimi kishte filluar në fillim të këtij viti, ndërkaq u kurorëzua me martesë pas gjashtë muajsh fejese të tyre.
    Këngëtarja Arta Bajrami është martuar me Xhemajl Sekiraçën, i njohur me nofkën Jimi, në një ceremoni të ngushtë familjare.
    “Po është e vërtet që jemi fejuar në një ceremoni të ngushtë familjare”, ka thënë Arta Bajrami per rinin shqiptare

    Ndërkaq, Arta me herët po ashtu ka hedh në treg albumin e saj më të ri, ndërkaq do të hedh së shpejti edhe ndonjë “single” të ri.
    avatar
    elton pergjergji
    Antar 60%
    Antar 60%

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 305

    Piket : 335

    Vendodhja : lacvegas

    Reputacion : 6

    Data e hyrjes : 17/08/2009

    Mosha : 24

    Hobi:: : killer

    Ikonat Re: THASHETHEME VIP-ash NGA SHQIPERIA

    Mesazh nga elton pergjergji prej Fri Sep 25, 2009 8:58 pm

    Jolie bën që Brad të flejë në kauç
    Derisa ata ishin në Francë në përpjekje për të rikthyer në rrugë të duhur romancën e tyre, Jolie duket se ka detyruar Pitt për të fjetur në kauç.
    Dyshja më e famshme në botë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, duket se vazhdojnë të kenë probleme!
    . “Brad ka qenë i paepur që Angie të kaloj kohë me familjen dhe të fokusohet në ta me më shumë pasion dhe energji, ashtu siç i realizon projektet e saj.
    Sapo ata arritën në Francë, Brad gjeti një kuti të skenarëve të filmave të cilat Angie ka thënë se dëshiron t’i lexojë (për t’i pranuar t’i realizojë). Ajo dhe Brad u futën në një zënkë për këtë. Angie është larguar nga dhoma dhe ka shkuar në dhomën e fjetjes. Ajo ishte aq e shqetësuar sa kërkoi nga Brad të flejë në kauç. Ai luajti video-lojëra me fëmijët gjatë gjithë natës me djemtë dhe bëri mëngjesin për familjen, përfshirë një lëng nga grejpfruti për Angelinën”, ka thënë burimi.
    avatar
    MiSTeRi_ViP
    S.Moderator
    S.Moderator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 274

    Piket : 304

    Vendodhja : Usa

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 11/12/2009

    Mosha : 27

    Hobi:: : Shoqeri Lek Femra Muhabet!

    Ikonat Re: THASHETHEME VIP-ash NGA SHQIPERIA

    Mesazh nga MiSTeRi_ViP prej Fri Jan 29, 2010 6:43 pm

    kuqer.......

    Sponsored content

    Ikonat Re: THASHETHEME VIP-ash NGA SHQIPERIA

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Tue Nov 21, 2017 4:32 pm