RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Kanuni i Lekë Dukagjinit

    Share
    avatar
    ♣GoC LaCjAnE♣
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Female

    Numri i postimeve : 302

    Piket : 386

    Vendodhja : mbi valet e jetes

    Reputacion : 2

    Data e hyrjes : 31/08/2009

    Ikonat Kanuni i Lekë Dukagjinit

    Mesazh nga ♣GoC LaCjAnE♣ prej Wed Sep 02, 2009 6:09 pm

    Kanuni i Lekë Dukagjinit


    Nga gojëdhënat popullore të Shqipërisë së veriut dhe të Kosovës, emri i Kanunit të Lekë Dukagjinit lidhet personalitetet e fisnikut dhe udhëheqësit shqiptarë të kohës së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, Lekë Dukagjinit. Mirëpo, historia shqiptare njeh disa personalitete me këtë emër. Kështu një grup shkencetarësh supozojnë se Leka III Dukagjini (1410-1481) e ka dhënë dhe e ka kodifikuar këtë Kanun. Këta shkencatë përpiqeshin gjatë shumë viteve që ta gjejnë tekstin e shkruar të këtij Kanuni. Shkenctari i njohur Shqiptarë Fan S. Noli konsideron se Kanuni është fryt i veprimtarisë dhe i qeverisjes së urtë të Pal Dukagjinit, vdekja e të cilit ishte humbje e madhe për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, ngase ai kishte dhënë kontributin më të çmueshëm në krijimin dhe ruajtjen e Lidhjës së Lezhës.

    Sot mbizotron mendimi shkencor se Kanuni i Lekë Dukagjinit as nuk është shkruar e as nuk është shpallur nga ndonjë personalitet i caktuar apo organ ligjdhënës, por paraqet të drejtën zakonore të shqiptarëve, e cila u krijua me kohë, në praktikë gjatë shekujve. Rregullat që përmban Kanuni u përkasin periodeve dhe kohëve të ndryshme historike. Si i tillë ky Kanun ka vlerë dhe rëndësi të posaçme jo vetëm për historinë e shtetit dhe të së drejtës shqiptare, por edhe për kulturën e përgjithshme kombëtare shqiptare.

    Si e drejtë e pashkruar dhe zakonore në vetëdijën e popullit shqiptarë, kanuni i Lekë Dukagjinit gjatë shumë shekujve konsiderohej si Ligj mbi Ligje, ngase pavarësisht nga rregullat e sjelljes shtetrore, ky Kanun ishte dhe mbeti për një kohë të gjatë rregullatori kryesorë i raporteve shoqërore shqiptare.

    Përmbledhja e thesarit të kulturës shqiptare e kishin vënë detyrë të posaçme priftërinjtë katolikë. Kështu Dom Lazër Mjeda dhe Dom Nikollë Ashta shumë vjetë ishin përpjekur të mblidhnin folklorin e në kuadër të tij edhe normat e kanunit të Lekë Dukagjinit. Vend të dalluar në mbledhjen e rregullave të kanunit zë studiuesi i mirënjohur Atë Shtefën Gjeçovi, i cili la në trashigim veprën më të kompletuar dhe shumë të rëndësishme të Kanunit të Lekë Dukagjinit.

    Kanuni i Lekë Dukagjinit përmban rregulla stautore, familjare juridike, civilo-juridike, penalo-juridike si dhe rregulla konkrete mbi procedurën penale dhe civile. Në disa rregulla kanunore vërejmë ndryshime rajonale apo edhe variante, mirëpo kryesisht në dispozitat që rregullonin pozitën e kishës, mikpritjen, besën dhe gjakmarrjen vërejmë rregulla të njejta për të gjitha viset shqiptare, ku vlente kanuni i Lekë Dukagjinit. Rregullat konunore të karakterit penalo-juridik, në mënyrë të veçantë trajtonin konceptin e veprës penale, çështjen e paramendimit, përkujdesinë, bashkëpjesëmarrjen etj.

    Kanuni i Lekë Dukagjinit njeh këto sanksione penale: dënimin me vdekje, gjakmarrjen, dëbimin nga bashkësia, bojkotin - leçitjen etj. të cilat shqiptoheshin ndaj kryesit të veprës penale e në raste të caktuara edhe ndaj familjes së tij. Përpos këtyre dënimeve kanuni rregullonte në mënyrë precize edhe dënimet pronësore si gjobitjen, dënimin me të holla, konfiskimin e pasurisë, asgjësimin e pasurisë, rrëzimin e shtëpisë, prerjen e pemëve etj. Dënimet i shqiptonte gjyqi i pleqëve, kuvendi i vllazërisë apo ai i fisit. Dënimet e rënda shqiptoheshin ngaj kryesve të veprave të tradhëtisë, kryësve të veprave kundër Besës (fjalës së nderit), kryesve të veprave kundër moralit, atyre të mikpritjes, kundër kishes etj. Kanuni njihte dhe rregullonte në mënyrë të posaçme institucionin e strehimit. Sipas këtyre rregullave familjet, bashkësitë dhe fiset janë të detyruara t`u sigurojnë përherë strehim individëve apo familjeve që këtë e kërkonin në raste rreziku apo rreziqe të tjera të jetës pa marrë parasyesh se kush i kërkonte.
    avatar
    MiSTeRi_ViP
    S.Moderator
    S.Moderator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 274

    Piket : 304

    Vendodhja : Usa

    Reputacion : 1

    Data e hyrjes : 11/12/2009

    Mosha : 26

    Hobi:: : Shoqeri Lek Femra Muhabet!

    Ikonat Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit

    Mesazh nga MiSTeRi_ViP prej Sun Jan 03, 2010 2:13 am

    Kanuni lek dugagjinit..Esht nje kanun qe e kan rujtur,mirditoret e veriutt..Dhe gjith veriu,dhe te gjith shqiperia..Ka qen nje luft shum e madhe atehere para shum vjetesh...

      Ora është Tue May 30, 2017 12:11 pm