RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Fjalimi i Enver Hoxhës në filmin e Hollivudit

    Share
    avatar
    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Fjalimi i Enver Hoxhës në filmin e Hollivudit

    Mesazh nga lani prej Wed Sep 02, 2009 5:25 pm

    Do ta kishte menduar njeri ndonjëherë se një fjalim i Enver Hoxhës do të lexohej në Hollivud? Në filmin "Inside Man", i cili u shfaq në kinematë amerikane më 23 mars, grabitësit e një banke përdorin një fjalim të Enver Hoxhës për të tërhequr vëmendjen e policëve. Bëhet fjalë për një film të regjisorit Spike Lee në të cilin luan Denzel Washington, Clive Owen dhe Jodie Foster. I cilësuar nga disa kritikë si filmi më i mirë i vitit, ai prek çështje racore dhe klasash pa u larguar nga tensioni dhe humori.
    Filmi
    "Inside Man" është historia e një detektivi, Keith Frazier (Denzel Washington), i cili përballet me një grabitës banke të mprehtë, Dalton Russell (Clive Owen) në një dramë pengmarrjeje. Ndërsa loja e tipi "macja me miun" fillon të shtjellohet, në lojë hyn një element i paqartë. Agjentja Madaline White (Jodie Foster), e cila me një agjendë të pazbërthyeshme injekton akoma më shumë paqëndrueshmëri në situatën delikate. Filmi prek çështje bashkëkohore, siç është trajtimi i personave që vijnë nga Lindja e Mesme pas sulmeve të 11 shtatorit si dhe përmban porcione humori dhe krenarie të Nju Jorkut. Në "Inside Man" mund të vërehen teknikat e njohura të regjisorit Spike Lee - perspektivat e përmbysura - për të zgjeruar temat e prezantuara në filmin e tij në nënvlerësuar "25th Hour", i cili ishte i ngjyer me melankolinë e post - 11 shtatorit. Në këtë film Nju Jorku është një enë kulturash të ndryshme të vendosura së bashku në një ditë, në një vend. Nëse diversiteti e ndihmon mekanizmin procedurial të filmit që të mos ndalojë në vend, Denzel Washington negociatori i mençur i pengjeve e mban të freskët këtë mekanizëm.
    Subjekti
    Grabitësit e bankës, të udhëhequr nga Dalton Russel, hyjnë në bankë të maskuar si bojaxhinj. Ata përdorin rreze infra të kuqe për të nxjerrë jashtë loje kamerat e sigurisë përpara se të përdorin armët. Më pas ata mbajnë peng gjithë ata që ndodhen në bankë dhe pavarësisht se ata kërcënojnë të vrasin pengjet, ata ngurrojnë të qëllojnë ata të cilët refuzojnë të bashkëpunojnë. Pengjet detyrohen që të veshin të njëjtat rroba me pengmarrësit në mënyrë që policët ta kenë të vështirë t'i dallojnë. Më pas krejt papritur hyn në lojë një fjalim në një gjuhë të panjohur për ata që gjenden aty. Bëhet fjalë për ish-diktatorin shqiptar, Enver Hoxha, zëri i të cilit kumbon nëpërmjet kompjuterit të dorës (iPod) të Dalton Russell. Mjafton kjo për t'i shpërqendruar tërësisht policët dhe për të kuptuar se grabitja kishte qenë e planifikuar ekstremisht me saktësi. Frazier (Washington) hyn në ndërtesë dhe sheh të gjithë pengjet. Ai kërkon që të dijë qëllimet e vërteta të grabitjes së bankës dhe Russell i përgjigjet thjeshtësisht atij se ai është "shumë i mençur për të qenë polic" dhe i mbyll derën në fytyrë. Ndërkohë Madaline White (Foster) caktohet nga drejtori i bankës që të mbrojë interesat e tij në grabitje. White përdor lidhjet e saj me kryebashkiakun për të marrë leje që të hyjë në skenë. Kur ajo i bën të qartë Russell për interesat që ajo është caktuar të mbrojë, ai pranon të flasë me të. Russell i zbulon asaj sekretin e Arthur Case, drejtorit të bankës, i cili kishte bashkëpunuar me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore në mënyrë që të mund të fitonte para dhe pushtet.

    Spike Lee
    Spike Lee ka një reputacion si një nga regjisorët më të rëndësishëm dhe me influencë të Hollivudit të dekadës së kaluar. I lindur në Atlanta, Spike Lee njihet sidomos për filmat e tij që trajtojnë çështje sociale dhe politike. Ai njëkohësisht jep mësim në Universitetin e Nju Jorkut. Filmat e tij janë portrete energjike njerëzish dhe vendesh, duke ndërthurur psikologjinë dhe kontekstin, kohën dhe hapësirën. Filmat e tij ekzaminojnë çështje komplekse dhe të ndryshme, duke filluar që nga marrëdhëniet racore, rolin e medias në jetën bashkëkohore, krimin urban dhe varfërinë etj. Shumë prej filmave të tij përfshijnë një rol të veçantë të muzikës. Babai i tij, Bill Lee një basist muzike xhaz është përgjegjës për muzikën në disa prej filmave të Spike.
    >
    __________________
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,
    Përmbi erë, qi nep zymbyli,
    pa da zemrën ma ngushëllon.
    Gegë e toskë, malësi, jallia,
    jan nji komb, m'u da s'duron,
    fundë e majë nji asht Shqipnia,
    e nji gjuhë t'gjith na bashkon.

      Ora është Sat Mar 25, 2017 10:41 am