RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Endrrat dhe llojet e tyre..

    Share
    avatar
    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Endrrat dhe llojet e tyre..

    Mesazh nga lani prej Wed Sep 02, 2009 2:07 pm

    Njeriu së bashku me disa gjitarë të zhvilluar ka privilegjin e cuditshëm, e të qënit banor i dy botëve. Shijon në cdo ditë, ndryshimin e dy llojeve të ndryshme eksperiencash – kur është zgjuar dhe kur është në gjumë, ose ipar dhe onar, ashtu sikurse i quanin grekët e lashtë këto dy gjëndje, ku secila ka logjikën dhe kufinjtë e saj, dhe nuk ekziston asnjë arsye që të konsiderohet njëra botë më e rëndësishme nga tjetra.


    Pavarësisht se bota e vigjilencës ka disa avantazhe palëvizshmërie dhe vazhdimësie, mundësitë e vërteta të saj janë tepër të kufizuara. Në këtë botë takojmë, sidomos komshinjtë tanë ndërsa bota e ëndrrave na jep mundësinë e një komunikimi, sado që vjedhurazi, të takojmë shokët tonë të largët, njerëz që kanë vdekur etj. Për njerëzit e zakonshëm, ëndrra përbën eksperiencën e vetme të largimit nga vargonjtë e mërzitjes dhe të pakuptimtë të kohës dhe të mjedisit.


    Kështu që nuk është e cuditshme që njeriu u vonua për të kufizuar njohuritë karakteritike të realitetit në njërën botë, dhe kështu refuzon botën tjetër si një iluzion i pastër. Por sot ekzistojnë shumë popuj primitivë që i japin një autoritet të njëjtë botës ëndërrore me atë të dukshme, por sigurisht të një lloji tjetër , në tipe të ndryshme të eksperiencës ëndërrore. Ëndrrat janë shumë shënjuese, dhe arti i lashtë i ëndërrprofecisë u ofron edhe një herë tjetër të zgjuarve një mënyrë fitimprurëse jetese, dhe shumë intelktualë bashkëkohorë , vrapojnë për tu treguar ëndrrat e tyre tek këta specialistë me të njëjtin shqetësim sikur ‘’Paragjykuesi’ i Teofrastit.


    Në shumicën e pershkrimeve të ëndrrave, poete Homerikë merren me atë që shohin sikur të ishte një ‘’fakt objektiv’’. Sipas tyre, Ëndrra zakonisht merr formën e një vizite që bën një formë e vetmë ëndërrore tek një burrë ose grua e fjetur. Kjo formë ëndërrore mund të ishte një Perëndi, një fantazëm ose një lajmëtar prekzistues ëndërror, ose një figurë – idhull, që u krijua enkas për këtë rast, por cfarëdo që të jetë kjo gjë, ekziston objektivisht në vend , dhe është e pavarur nga ëndërruesi.


    Arrin të futet nga vrima e Celësit (dhomat e gjumit Homerike nuk kanë as dritare dhe as oxhak), ngrihet në majën e krevatit për të dhënë mesazhin e saj, dhe kur kjo kryhet, forma ëndërrore largohet nga e njëjta rrugë që kishte ardhur. Ndërkaq, ëndërruesi është krejt pasiv: shikon një formë, dëgjon një zë, dhe kaq. Ndonjëherë është e vërtetë, i përgjigjet ndërsa fle, mund të hapë duart e tij për të përqafuar formën ëndërrore. Por këto janë veprime fizike, objektive, që shikojmë që njerëzit kryejnë gjatë gjumit. Ëndërruesi nuk imagjinon se gjendet diku tjetër, përvec se brënda krevatit të tij dhe është i vetëdijshëm se po fle, pasi forma ëndërrore ja tregon qartë një gjë të tillë:


    ‘’Po fle Atrid’’ thotë ëndrra dinake në librin Ilida. ‘’ Po fle Akil’’, i thotë fantazma e Patroklit, ‘’ Po fle Penelope’’ i thotë Perëndesha Athina tek Odisja.


    LLOJE ËNDRRASH:

    Brënda klasës së ëndrrave shenjuese mund të dallojme disa lloje të vecantë. Në një klasifikim që jepet nga Artemidori dhe shkrimatrë të tjerë pasues, por që fillimi i ketij klasifikimi mund të gjëndet shumë më herët, dallohen 3 lloje ëndrash:

    1- Ëndërr simbolike –veshur brënda metaforave , si p.sh disa enigma, një rëndësi që nuk mund të kuptohet nëse nuk interpretohet nga një ekspert.

    2- Vizioni - që është para – plotësimi i pastër i një ngjarjeje të së ardhmes

    3- Ëndërr Profetike - mund të njihet atëherë kur ‘’ babai i ënderruesit, ose ndonjë personalitet tjetër i rëndësishëm , ndoshta një klerik ose akoma ndonjë Perëndi, shfaq në gjumin e tij, pa asnjë lloj simbolizimi, atë që ka ose nuk ka për të ndodhur,ose që nuk duhet të bëhet.

      Ora është Fri Jun 23, 2017 3:02 am