RINIA SHQIPTARE FORUM

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit Rinia Shqiptare

Mirsevini ne Rinia Shqiptare Forum!!!

Degjo radion online

    Largojeni lodhjen kronike

    Share
    avatar
    lani
    Administrator
    Administrator

    Gjinia : Male

    Numri i postimeve : 726

    Piket : 1414

    Vendodhja : system32

    Reputacion : 19

    Data e hyrjes : 15/08/2009

    Mosha : 25

    Hobi:: : HaCkEr

    Ikonat Largojeni lodhjen kronike

    Mesazh nga lani prej Wed Sep 02, 2009 2:05 pm

    Ndjeheni të lodhur? Muzika dhe ushtrimet me frymëmarrjen, po ashtu mund të ju ndihmojnë shumë. Ndiqni disa hapa të ekspertëve për të larguar lodhjen kronike.Veshja e juaj le të jetë në shërbim të ngritjes së energjisë.


    Veshja e juaj le të jetë në shërbim të ngritjes së energjisë. Mos i ruani gjërat për raste të veçanta, por vishuni me to edhe në rastet e zakonshme, kur dëshironi të ndjeheni më mirë. Nëse e shihni veten në pasqyrë me një pamje më të mirë, kjo mund të reflektohet në fuqinë mentale. Përveç kësaj, nuk janë të tepërta edhe komplimentet të cilat do t’i fitoni gjatë ditës.

    Jepni liri ndjenjave të juaja. Nëse thellë në brendi ruani një frikë, ankth dhe stres, ndoshta do të ndjeheni si një person më i fortë dhe më i qëndrueshëm. Megjithatë, në një plan afatgjatë, kjo nuk është e shëndetshme. Më së miri flisni për ndjenjat tuaja me personin tuaj më të afërt.

    Lëshoni muzikë. Dëgjimi i tingujve të këndshëm është një prej mënyrave më efikase që të liroheni nga ndjenjat më negative, ta zvogëloni shqetësimin e brendshëm dhe ta rrisni nivelin e energjisë. Sipas një studimi, personat që kanë vrapuar duke dëgjuar muzikë, kanë vrapuar më shpejtë se sa ata që kanë vrapuar në qetësi.

    Merrni frymë thellë. Kur jemi të shqetësuar, shpesh marrim frymë “me mushkëri”. Ndaloni dhe koncentrohuni në frymëmarrjen tuaj. Merrni frymë thellë (me bark), me anë të hundës dhe nxirreni frymën përmes gojës. Ndjeni se si ju rritet stomaku, dhe ju lëshohet. Frymëmarrja e drejtë do t’ju lehtësojë dhe do të jeni më të pushuar.

      Ora është Tue Apr 25, 2017 9:23 pm